Aktualitet

Mësoni oraret dhe ditët e lira për të bërë kontrollin teknik të makinës

Mësoni oraret dhe ditët e lira për të bërë

Qendrat e kontrollit teknik të makinave njoftojnë se do të jenë të hapura gjatë dy ditëve të pushimit zyrtar më 8 e 10 Dhjetor, ndërsa do të jenë të mbyllura vetëm në datat 25 dhjetor 2018, 1 dhe 2 janar 2019.

Madje për të përballuar fluksin e madh të automjeteve që shumica e kanë në muajin dhjetorin kontrollin periodik, SGS njofton se të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik do të jenë në punë çdo ditë të javës, nga e hëna në të shtunën dhe çfarë është më e rëndësishmja do të punohet me orar të reduktuar edhe në ditë të diele (përkatësisht në datat 23 e 30 dhjetor).

Kujdes! SGS ju kujton se oraret e sporteleve të taksave janë të ndryshme nga oraret e qendrave të kontrollit teknik, prandaj duhet të merren masa që pagesat e TVMP (dhe gjobave) të kryhen gjatë ditëve dhe orarit të tyre të punës. Mjetet që sillen për kontroll teknik pa dokumentacionin e duhur nuk do të mund të pranohen.

Kompania SGS Automotive Albania do të testojë çdo mjet që do kërkojë shërbimin në qendrat tona të kontrollit, por ndërkohë u rikujton qytetarëve të bëjnë rezervimin online duke klikuar në ëëë.automotivealbania.sgs.com ose përmes telefonit në +355 (0)44 503 503.

Më poshtë oraret, sipas ditëve përkatëse duke nisur nga data 8 dhjetor deri më 31 dhjetor:

8 dhjetor (e shtunë) - nga ora 08:00 deri 13:00

10 - 15 dhjetor (e hënë- shtunë) - nga ora 08:00 deri 17:00

17 - 22 dhjetor (e hënë-shtunë)- nga ora 08:00 deri 17:00

23 dhjetor (e dielë) - nga ora 08:00 deri 13:00

24 dhjetor (e hënë) - nga ora 08:00 deri 17:00

25 dhjetor (e martë) - pushim / mbyllur

26 - 29 dhjetor (e martë – e shtunë) -nga ora 08:00 deri 17:00

30 dhjetor (e dielë) - nga ora 08:00 deri 13:00

31 dhjetor (e hënë) - nga ora 08:00 deri 17:00

1 janar (e martë) - pushim / mbyllur

2 janar (e mërkurë) - pushim / mbyllur/Tiranapost.al