Te gjitha Tech Android Iphone

Mësoni një gjuhë të huaj në vetëm 3 javë. Babbel app-i i që do na shpëtojë


E keni pyetur ndonjëhëre veten  sesi mund ta mësoni një gjuhë të huaj vetëm për tre javë dhe si!

Atëhërë  mësojëni dhe po të keni pak vullnet dëshirën do ta bëni realitet. Quhet BABBEL dhe është një aplikacion që mund ta gjeni në telefonin tuaj pa pagesë.

Në këtë aplikacion mund të gjeni çdo gjuhë  dhe afati i mësimin të tyre është më i shkurtër se sa mund  të zgjasë nëpër kurse ku ju shkoni ose doni të shkoni.

Një provë e thjeshtë vjen nga vetë testimi i këtij app-i ku në nëntor me studentët e Universitetit të qytetit të Nju Jorkut  në bashkëpunim me Universitetin e Karolinës së Jugut ka kryer një studim të pavarur i cili tregoi se aplikacioni  Babbel është mënyra më efektive për të mësuar një gjuhë të re në pak kohë.

Efektiviteti i këtij aplikacioni është matur bazuar në progresin e 391 studentëve të spanjishtes të zgjedhur në mënyrë të rastësishme duke vlerësuar mësimin e gjuhës nga  nga fillimi deri në fund të studimit.

Rezultatet treguan se për një person i cili është fillestar ka nevojë për vetëm 15 orë studimi, gjatë një periudhe prej rreth dy muajsh, për të arritur të njëjtin nivel që kërkohet në  semestrin e parë e të universitetit.

Jo keq, apo jo?

Dëshiron të mësosh një gjuhë të re, atëherë shko në App Store ose Play Store dhe kërko Babbel?/TiranaPost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *