Tech

Mësohu me idenë se shumë shpejt do lëvizësh me taksi fluturuese

Mësohu me idenë se shumë shpejt do lëvizësh me taksi

Një nga kompanitë partnere të Uber në Angli, ka zbuluar risinë e fundit. Bëhet fjalë për një taksi fluturuese që quhet Bell Nexus, dhe do jetë në dispozicion për njerëzit në vitin 2020. Bell Nexus është i ngjashëm me një dron gjigant që lëviz në ajër, dhe mund të të dërgojë në destinacionin që dëshiron. Drejtori i kompanisë ku është krijuar Bell Nexus, Scott Drennan thotë se nuk është shaka, por taksia me të cilën do udhëtojnë njerëzit shumë shpejt: Është i ngjashëm me një avion të vogël, brenda të cilit do ndihesh i sigurt dhe rehat, bashkë me anëtarët e familjes.

Uber partner will launch flying cars by the 'mid 2020s' Credit: Bell Flight

Sipas The Verge, taksia fluturuese mund të mbajë deri në pesë persona dhe shërbimi me të do të jetë në dispozicion edhe online, ku ti mund të prenotosh. Megjithatë sipas ekspertëve, teknologjia autonome e automjeteve fluturuese po zhvillohet me shpejtësi, por ka gjasa të jetë më shumë shkatërruese sesa transformuese. Kimberly Harris Ferrante dhe Michael Ramsay thonë se do të ketë më shumë shqetësime për sigurinë dhe shpenzimet e mëdha, dhe kjo mund të bëjë që përdorimi i taksisë fluturuese të jetë tepër i kufizuar, ose vetëm nga të pasurit. Aktualisht, disa kompani të tjera po krijojnë makina fluturuese gjithashtu, si Airbus dhe Boeing/ Artikulli i marrë nga Metro/ Për Tiranapost.al E.B

Uber partner will launch flying cars by the 'mid 2020s' Credit: Bell Flight