Lifestyle Te gjitha TIP top

Mëso ta zhveshësh pa i hequr fare rrobat


Intimiteti i vërtetë midis dy njerëzve është lakuriqësia emocionale dhe jo takimi në një dhomë gjumi. Kjo ndodh kur ne braktisim frikën, heshtjen dhe e tregojmë veten ashtu si jemi. Dhe fatkeqësisht ndodh rrallë.

Përpara se të arrijmë në këtë pikë me dikë, është e rëndësishme që të merremi vesh me veten.

Ta pyesim veten, ta dëgjojmë atë, të lirohemi nga emocionet, pra të jemi thjesht ne. Të jemi të vetëdijshëm për dobësitë tona, kufizimet tona dhe ndjeshmërinë tonë.

E pasi të kemi njohur mirë veten e të jemi çliruar, hapi i radhës është t`i kushtohet më shumë vëmendje njohjes së tjetrit. Duhet ta dëgjojmë mirë, për të kuptuar nëse është ky njeriu përpara të cilit të zhvishemi emocionalisht lakuriq.

*Ky post u përshtat nga Fabjola Hije.