Aktualitet Te gjitha

Mesila Doda akuzon Vangjel Dulen: Po nderon një terrorist, është turpi i deputetëve shqiptarë


Duke komentuar ceremoninë mortore të grekut Kacifas, Mesila Doda paralajmëroi se do të ketë provokime të tjera të këtij lloji. Ajo gjithashtu akuzoi edhe Vangjel Dulen se po nderon një terrorist, duke e quajtur turp të deputetëve shqiptarë.

“Nëse do kishte ardhje të shqiptarëve të Çamërisë ç’do bënin autoritetet greke? Çështja është akoma në rrënjë për ta parë. Do kemi ende provokime të këtij lloji dhe deklarata të papërgjgjshme. Vangjel Dule është turpi i deputetëve se ka ikur për të nderuar një terrorist. Në çdo vend të botës një terrorist nuk bëhet hero”, tha Mesila Doda në një lidhje direkte me emisionin “Open”./Tiranapost.al