• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Mesazhi i Tahirit siç thonë në veri: Lodra bie për kë ka veshë


    Esencë editori/ “Kam pritur, kam duruar dhe s’kam folur”. Çfarë nuk ka thënë Tahiri, sepse duket që i ka thënë të gjitha? Sa herë ka qenë momenti ka bërë deklarata, ka çuar mesazhe dhe madje në vjeshtë mbajti edhe një fjalim të gjatë për shtyp në Rogner. Sot ai me gjuhën e tij të politikanit ka dërguar prapë një mesazh që nuk është vështirë për t’u kuptuar. Ai tha se duhet të mos ketë më zgjatje të hetimeve gjë që korrespondon edhe me legjendat se ai po mbahet peng me seanca gjyqësore, dhe zgjatje të hetimeve. I pyetur nëse do të kthehet në politikë tha:

    ‘Ka kohë për të gjitha…’ Ish ministri Saimir Tahiri doli i qeshur sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe njoftoi se Gjykata ka pranuar kërkesën e tij për të mos zgjatur më hetimet dhe se deri me datë 10 mars do merret vendimi final.  Pasi doli nga ambjentet e Gjykatës ai tha:

    Gjykata e pranoi kërkesën time. Deri në 10 mars kemi kohë mjaftueshëm të merret vendimi e të mbyllen hetimet, edhe për mua që ti shkoj të drejtës time deri në fund. Kam pasur dhe ende kam durim pa u shqetësuar, ashtu siç kam forcën për ti shpjeguar qytetarëve duke i falënderuar dhe atyre që kanë dyshuar tek unë për të vërtetën time, Me vjen mire që jam në këtë moment unë dhe ata që kanë pasur interes, si dhe ju gazetarë të pranishëm. Gjykata më dha të drejtë, nuk mund të zgjasë përgjithmonë kjo çështje, tani kemi afat deri me 10 mars.

    Gazetarja Klodiana Lala e pyet: Zoti Tahiri, Jeni 3 me zero deri tani në avantazh me prokurorinë, a mendoni se do fitoni në fund fare?

    Tahiri: Nuk e shoh si lojë golash, por si guxim për të marrë drejtësinë që më takon, kam mbajt mbi kurriz akuza nga më të rëndomtat. Prej një viti e ca kam pritur pa folur.

    Klodiana Lala: A do ktheheni sërish në politikë?

    Tahiri: Ka kohë për të gjitha ../ Copyright/ Tiranapost.al. E.B