• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Mesazhi për opozitën/ OSBE sjell 272 vëzhgues për zgjedhjet e 30 qershorit


    Kur na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet vendore, OSBE njoftoi sot ardhjen e 272 vezhguesve për të monitoruar zgjedhjet e 30 qershorit.

    Mësohet se 22 prej tyre do të jenë me mision afatgjatë duke nisur që nga përgatitjet e fushatës, ndërsa 250 të tjerë do të shohin nga afër procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin dhe shpalljen e rezultatit. Sjellja e vëzhguesve është një sinjal se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, me apo pa opozitën politike. Ndërkohë opozita parlamentare, përmes Rudina Hajdarit deklaroi sot se nuk do të bojkojë zgjedhjet.

    Në raportin paraprak, OSBE-ODIHR shpreh shqetësim për situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se mosbesimi midis partive politike dhe politizimi i vazhdueshëm i institucioneve ndikon në mungesën e besimit në procesin zgjedhor.

    “Ka një shkallë të lartë të polarizimit dhe mosbesimit midis partive politike dhe politizim të institucioneve që mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve. Bashkëbiseduesit kërkuan vëzhgues të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha aspektet e procesit dhe vendosën një theks të veçantë në administratën e zgjedhjeve, fushatën dhe mbulimin e saj nga media, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve”.

    OSBE ka dënuar vendimin e opozitës për të mos emëruar kandidatët e saj në KQZ dhe KZAZ.

    Opozita ka refuzuar të emërojë kandidatët e saj në KQZ dhe KZAZ, duke sjellë çekuilibrim politik. Kjo ka ndikuar prej kohësh besueshmërinë e institucioneve të menaxhimit për shkak të perceptimit të politizimit të tyre”./Tiranapost/A.C