• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Mesazhi për opozitën: 7 vjet burg kush prek kutitë e votimit dhe zgjedhësit


    Kërcënimeve të opozitës se do të bllokojë zgjedhjet, iu është përgjigjur sot publikisht Taulant Balla. Nga Elbasani, kreu i grupit parlamentar të PS, tha se kush guxon të prekë kutitë e votimit dënohet deri në 7 vjet burg.

    Balla tha se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, merr apo nuk merr pjesë opozita.

    “Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Ta harrojë Monika, Luli e Saliu se mund të pengojnë popullin të shkojnë të votojnë. Nuk e bëjnë dot. Është vepër penale, dënohet deri në 7 vjet burg, kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim. Kushdo që tenton të dhunojë qoftë derën e qendrës së votimit, e për të mos thënë pastaj, larg qoftë, të guxojë të ngrejë dorën mbi kutinë e votimit për ta dëmtuar atë, sepse dënimi është shumë i rreptë ”, u shpreh Balla.

    Pak ditë më parë, lideri i PD, Lulzim Basha tha se do të pamundësojë zhvillimin e zgjedhjeve, nëse nuk krijohet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër./Tiranapost/A.C

    Lleshaj për kërcënimin e Bashës: Çdo parti mund të kthehet në bandë, por votuesit nuk i pengon dot