Aktualitet Te gjitha

Mesazhi i ndjerë i Berishës për humbjen e motrës së tij


Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të motrës së tij për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Bërisha shpreh mirënjohjen e tij për të motrën dhe thotë se ndarja mes tij dhe saj është vetëm fizike, pasi Hajrie Berisha do të jetojë gjithmonë në zemrën e tij.

Statusi i plotë i Berishës:

Te dashur miq!
Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!
Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!
Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.
Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.
Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!
I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb

K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *