• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Mesazhi i Pashkëve për politikën: Gjeni zgjidhje, nuk duam vetëvrasjen e Kombit!


    “Nuk duam vetëvrasjen e Kombit. Politika të angazhohet për një zgjidhje të drejtë.” Ky është mesazhi i Kishës Katolike këto Pashkë ku festohet ringjallja e Krishtit. Imzot George Frendo, në mesazhin e përvitshëm, kërkoi që politikanët të falin njëri-tjetrin dhe të punojnë për qytetarët

    “Sivjet po kremtojmë pashkët në një moment shumë kritik dhe të tensionuar në vendin tonë. Unë nuk jam politikan, nuk po flas si politikan por jam bari dhe si bari shpirtëror që e do Shqipërinë dhe shqiptarët nuk mund të hesht përballë kësaj situate. U bëj apel të gjithë politikanëve, kanë detyrë morale të angazhohen për një zgjidhje të drejtë dhe të shqetësohen më shumë për të mirën e përbashkët se sa për pozitën që kanë. Situata tashmë është shumë e rëndë dhe sa më shumë të zgjasë, më të mëdha do jenë pasojat për popullin. Ne nuk duam vetëvrasjen e kombit. Krishti i ngjallur në takimet e tij me njerëz pati gjithmonë të njëjtin urim ‘Paqja me ju’, atyre që mbajnë inat në zemrat e tyre që merren me ndjenja hakmarrjeje, Krishti iu thotë falni ashtu sikurse unë iu kam falur.”/Tiranapost/A.C