Aktualitet

Mesazhi i parë i presidentes së zgjedhur në krye të KE: Të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Mesazhi i parë i presidentes së zgjedhur në krye të KE:

E sapo zgjedhur në krye të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka bërë të qartë vizionin e saj për Ballkanin Perëndimor, që ta shohë në Bashkimin Evropian. Presidentja e KE-së e cila merr rolin e Jean Claude Juncker, pasi ka marrë postin ka përcjelljë një mesazh ku thotë se mbështet propozimin e Komisionit për të filluar bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Daly News publikon lajmin ku citon presidenten e Komisionit Europian:

“Dua të riafirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, Ndajmë të njëjtin kontinent, kemi të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta. E mbështes plotësisht dhe i qëndroj propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Kujtojmë se votimi u mbajt dje pas fjalimit të saj në Strasburg, para deputetëve europianë. Ajo mori 383 vota pro, dhe 327 kundër saj. / Linku këtu/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/kush-gezoi-e-kush-heshti-ne-shqiperi-per-ursula-von-der-leyen-gjermanen-ne-krye-te-komisionit-evropian/

http://www.tiranapost.al/ursula-von-der-leyen-zgjidhet-presidente-e-ke-se/

http://www.tiranapost.al/video-para-votimit-si-presidente-e-komisionit-europian-ursula-von-der-leyen-mban-fjalim-emocionues/

http://www.tiranapost.al/a-do-te-behet-presidente-e-ke-gjermanet-nuk-besojne-aq-tek-ursula-von-der-leyen/