Aktualitet

Mesazhi i fortë i Ruçit për BE-në: Rajoni ynë është europian dhe s'ka pse etiketohet si delja e zezë!

Mesazhi i fortë i Ruçit për BE-në: Rajoni ynë

Një mesazh i fortë në fjalën që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mbajti nga Konferenca e Komisioneve Parlamentare, në konferencën e 16-të parlamentare rajonale, ku tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk ka pse etiketohet si delja e zezë, dhe se BE duhet të lexojë qartë rrezikun që i kanoset, duke vënë rëndësinë tek integrimi në Bashkimin Europian.

Fjala e kryetarit të Kuvendit: 

"Rajoni ynë është europian dhe nuk ka pse të etiketohet si ‘delja e zezë’, por si një vlerë e shtuar e BE. Qëndrimet e dyzuara krijojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohet me këtë influencë, por BE duhet t’i lexoje qartë rreziqet që i kanosen rajonit. Ne po bëjmë detyrën tonë. Pas mbledhjes se tetorit, ky vendim sado i padrejtë, nuk na ka dekurajuar por na ka shtuar përgjegjësinë e detyrimet për integrimin evropian të të gjithë vendeve tona e rajonit.

Për t’iu bashkuar BE-së jemi të qartë se kemi ende mjaft detyra për të bërë. Europës do i bashkohemi më shpejt nëse do ndërtojmë bashkëpunim rajonal paqësor, miqësor të sinqertë e rezultativ dhe nëse të gjithë do të shohim përpara. Sa më shumë që të forcojmë kohezionin tonë, aq më shpejt do të jemi koherentë me Europën”./ Tiranapost.al.