• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Mesazhi i fortë dhe dokumentari ndoshta i fundit i David Attenborough: Mos harxhoni, po e shkatërroni planetin tonë dhe nuk po e kuptoni


    Në dokumentarin e tij të fundit, David Attenborough nuk flet për mrekullitë e natyrës më shumë sesa shkatërrimi që i kanë bërë njerëzit planetit. Dokumentarin e tij me titull Shtatë Botë, Një Planet mezi po e presin adhuruesit e natyrës dhe ndjekësit besnikë të tij, me BBC që do fillojë ta transmetojë javën e ardhshme.

    Cameraman Rolf Steinmann filming king penguin chicks in St Andrews Bay, South Georgia, during the production of 'Seven Worlds, One Planet'

    Ky dokumentar ka dashur katër vite që të realizohet, ku do shfaqen pamje të jashtëzakonshme në çdo kontinent, me vullkane, ujëvara, ajsbergë, dhe kafshë. Në seri do të ketë dhe skena befasuese me stuhi të forta në Antarktidë. Në fund të çdo serie do të përcillet një mesazh i fortë për shikuesit.

    Sir David Attenborough on location while filming for Seven Worlds, One Planet

    Dike folur para se të shfaqen seritë, David paralajmëroi në lidhje me ndikimin e njerëzve në botën natyrore: Tashmë jemi universal, ndikimi ynë është kudo. Kemi shkaktuar rrëmujë në çdo gjë. Është vërtetë tragjike, është dëshpëruese. Kombet duhet të mblidhen dhe të kuptohet se të gjithë kemi një planet, po jetojmë në të njëjtin planet dhe jemi të varur prejt tij në çdo kafshatë buke që hamë dhe çdo masë ajri që thithim.

    Brown bear seeking out fresh grass in the Valley of the Geysers, Kamchatka, Russia

    I pyetur se çfarë mund të bëjmë për të shpëtuar planetin, 93 vjeçari që i ka dedikuar një jetë natyrës thotë: Motoja më e mirë është Mos Harxho, mos harxho energji elektrike, mos harxhoni letra, mos harxhoni ushqime, jetoni ashtu si mundeni, por thjesht mos harxhoni e shpërdoroni. Kujdesuni për botën natyrore, për kafshët dhe për bimët. Ky planet është i yni, por edhe i tyre.

    Using a feeding technique called 'bubble netting' the humpback whales blow bubbles as they rise up under a shoal of krill. The bubbles act like a net to the krill, and the whales spiral inwards to concentrate the swarm

    Në lidhje me botën ujore dhe nënujore David tha: Ne nuk e kuptojmë se çfarë dhe si ndodh, por papritmas, nëse nuk bëjmë asgjë do të shohim shkatërrim. Po bëhet krim mehedhjet e plastikës në oqean, po zhduken krijesa, po helmohen krijesat aty thellë nën ujë, po helmohemi ne vetë….

    Seriali-dokumentar i famshëm përfshin 92 xhirime në mbi 40 vende.

    David Frederic Attenborough, është një gazetar, ish- prezantues dhe ambjentalist. Ai është i njohur kudo për shkrimet e ndryshme dhe reportazhet mbi jetën e bimëve dhe kafshëve në planet. David ka qenë drejtor programacioni në televizionin BBC në vitet 1960 dhe 1970. Ai është i vetmi person që ka fituar BAFTA për programet e tij në secilën periudhë, në kohën kur transmetimet ishin bardhë e zi, me ngjyra, HD dhe 3D. Attenborough konsiderohet si një thesar kombëtar në Britani, edhe pse vetë ai nuk e pëlqen këtë term. Në vitin 2002 ai u emërua në mesin e 100 britanikëve më me ndikim pas një sondazhi në Britani. Ai është vëllai më i vogël i regjisorit të ndjerë, producentit dhe aktorit Richard Attenborough dhe i John Attenborough. / Metro/ Tiranapost.al E.B

     A Southern Right whale, whalers gave these whales their name, as they were the right whales to hunt

     A huge diversity of life is found living under the sea ice in Antarctica

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post