Tech

Mesazhet Forward mund të jenë të rrezikshme, WhatsApp do bëjë këtë ndryshim

Mesazhet Forward mund të jenë të rrezikshme, WhatsApp do

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka bërë disa ndryshime dhe mundohet të luftojnë përhapjen e lajmeve të rreme, por risia e fundit mund të jetë më e rëndësishmja.

Sipas WABetaInfo, aplikacioni i mesazheve së shpejti do t'ju lejojë të bllokoni mesazhe të përcjella ose forwardet në një bisedë grupi, nëse mesazhi është bërë më shumë se katër herë forwarded. Ky funksion do jetë i disponueshëm vetëm për administratorët të cilët kanë një grup chati.

Nëse atyre ju vjen një mesazh forwarded dhe duan ta nisin në grup do u dalë një tabelë e më pas mund të zgjedhin. Gjithashtu nëse duan të lejojnë anëtarët e grupit të dërgojnë mesazhe të përcjella apo jo. Teorikisht do të shërbejë si një filtër për të kapur mesazhet spam dhe Fake.

Nuk ka asgjë që ndalon përdoruesit nga kopjimi i mesazheve të përcjella pasi mund ti marrin edhe copy në tekst, por sigurisht që e bën më të vështirë përhapjen e tyre. Risia pritet të vendoset së shpejti./ Betainfo/ Tiranapost.al. E.B

WhatsApp will have the ability to bar frequently forwarded messages in groups.