• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Mesazhe nga gra që ndihen të kërcënuara! Ky është rasti dhe gjyqtari për të cilin Rama foli sot ashpër në Kuvend


    Kryeministri Rama sot në Kuvend i referohej një rasti të publikuar në televizionin Top Channel ditën e djeshme, ku një grua e re akuzonte me emër e mbiemër gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Martin Deda, i cili sipas gruas ka dhënë një urdhër mbrojtjeje në kundërshtim me ligjin për ish burrin e saj.

    Ky gjyqtar edhe pse një tjetër koleg i tij kishte dhënë më parë një urdhër mbrojtje për zonjën, ku thoshte se , ish-bashkshorti nuk duhet t’i afrohej shtëpisë dhe asaj 100 metra, pas dy ditësh i ka thënë atij një tjetër urdhër mbrojtje të menjëhershme, ku i jepte “OK” që të futej në shpi dhe ish-bashkëshortja të mos e shqetësonte.

    Kryeminsitri, duke u ndalur tek Vettingu, tha se gjyqtari ka abuzuar me ligjin dhe ka vënë në rrezik jetën e një gruaje të re.

    Burime për Tirananeës.al bëjnë me dijë se bëhet fjalë për një 41 vjeçar me incialet M.RR banues në Tiranë, i cili ka marrë urdhër mbrojtje vendimimë datë 25. 09.2019 me gjyqtar Martin Deden dhe sekretare Majlinda Ndregjoni.
    Për këtë rast, ndonëse vetë kryeministri nuk përmendi emra, tha se ka ardhur koha të merren masa ekstreme për këta burra.
    Rama tha:

    “Ka ardhur koha të marrim masë ekstreme, po aq ekstreme sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë, që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë”. 

    Rama theksoi më tej: 

    “A ka ku të rrijë, gjejeni vete se çfarë duhet të rrije, po a ka ku të rrijë, që ne mblidhemi këtu, dhe pavarësisht kësaj, e çfarë thuhet në kushtetutë e ligj, prokurorë e gjykatës e nisin ditën duke grabitur, dhunuar, poshtëruar njerëz që kanë votuar që ne të vijmë këtu, ka kjo ku të rrijë. Ne nuk fusim njerëz nëpër burgje, se nuk e kemi këtë kompetencë dhe nuk kemi ndërmend ta marrim se bie sistemi, ama mund të mjaftohemi me të fortët ne, me KCK, me të fortët që vijnë vërdallë dhe bëjnë ligjin mbi ligjin, duke thënë që presim procesin, unë nuk mjaftohem dot, nuk jam shumë i zoti për të kuptuar mirë si funksionojnë konventat evropiane, por jam i dëgjueshëm dhe tronditur nga ca dëgjoj. Është koha të marrim masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë. Ca është ky që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin që ai nuk duhet ti afrohet gruas pasi e ka bërë gjysmë njeriu? Është një kokërr krimineli. PO të ishte e njohura juaja ajo, do vinit këtu e do i binit qeverisë, ose do vinit e do thoshit fjalim emocional, si ky imi, që nuk vlen asgjë nëse nuk veprojmë. Nuk lejojmë ne më që vendi të mos bëjë kapërcimin e fundit historik në raport me këta palaco, në prokurori, gjykatë e rrugë, të jeni të sigurt që do ta marrim mbështetjen, nga populli nuk diskutohet por edhe nga partnerët”./ Tiranapost.al. E.B

    Kam marrë mesazhe nga gra të kërcënuara. Propozimi i rreptë i Ramës si të shpëtohen nga burrat dhunues

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]