• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Mes lotësh, lojtari i famshëm thotë se i duhet të heqë dorë nga Kampionati i Tenisit: Kam dhimbje…


    Mes lotësh, Andy Murray flet para gazetarëve në Australi duke njoftuar se mund të mos luajë në ndeshjen në Wimbledon, teksa për Australian Open në Melburn thotë mund të jetë turneu i tij i fundit në Grand Slam. Sigurisht të jesh lojtar tenisi e kupton më së miri se çdo të thotë kjo, pasi Andy Murray, 31 vjeç është lojtari kampion në tenis me origjinë angleze, i cili ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në ijë, pas një dëmtimi muaijn e kaluar. Fituesi katër herë i Grand Slam mund të tërhiqet tërësisht pas kampionatit të fundit.

    Ja çfarë tha ai para gazetarëve:

    U thashë skuadrës sime se nuk e di nëse mund t’ja dal deri në kampionatin në Wimbledon. Prandaj më duhet të ndaloj së luajturi. Nuk jam i sigurt nëse do jem në gjendje të luaj me këtë dhimbje, të paktën për pesë apo gjashtë muaj të tjerë… Shihni videon/ Për Tiranapost.al. E.B