Shëndeti

Merru me Sudoku çdo ditë dhe truri nuk do të plaket

Merru me Sudoku çdo ditë dhe truri nuk do të plaket

Të gjithë do donin të qëndronin të rinj, por plakja nuk mund të shmanget veçse mund të shtyhen ndoshta me pak vite përmes procedurave kozmetike apo trajtimeve të ndryshme. Ajo që ka më shumë rëndësi në fakt është shëndeti mendor dhe mbajtja sa më mirë e gjendjes së trurit. Sipas një studimi të fundit të merresh me Sudoku Quizz çdo ditë ul moshën e trurit me një dekadë. Sipas studimit të botuar në International Journal Geriatric, brezat e moshës 50 mund të përmirësojnë funksionimin e trurit nëse merren me këtë lloj loje, nëse mund ta quajmë kështu.

Për të vërtetuar tezat e studiuesve u morën në studim mbi 19 mijë e 100 njerëz. Ata u pyetën se sa shpesh merreshin me Sudoku, dhe kështu u zbulua se ata që merreshin me Sudoku kishin gjendje më të mirë të trurit sesa ata që e praktikonin shumë rrallë, ose fare.

Doktoresha Anne Corbett autorja kryesore e studimet citohet nga Metro britanik të ketë thënë: Përmirësimet janë të qarta në shpejtësinë dhe saktësinë e performancës. Puzzle-t në përgjithësi zvogëlojnë rrezikun e problemeve të trurit. Lojëra të tilla inteligjente si Sudoku e mbajnë trurin në punë dhe vonojnë procesin e plakjes së tij. Sudoku është një lojë inteligjente e bazuar me kombinimin e shifrave./ Marrë nga Metro.uk/ Tiranapost.al E.B

Woman doing a sudoku puzzle

Image result for Sudoku