Aktualitet

Merrte miliona euro me premtime për leje ndërtimi! Kapet mashtruesi i Tiranës

Është ndaluar një 41 vjeçar me emrin Klodian Ciruna. Sipas policisë, 41 vjeçari me precedentë të mëparshëm penal, me banim në Tiranë ka mashtruar duke iu premtuar dy personave se do t’iu siguronte leje ndërtimi .Thuhet se ka bërë kontrata noteriale fiktive dhe iu ka marrë personave 1 milion euro. Kapja e tij ishte pjesë e operacionit Lucia dhe sipas policisë ai  iu ka treguar 'viktimave' se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano dhe për ta bërë më të besueshme, dërgonte e-mailee false në emër të studios dhe personave të tjerë. Më poshtë keni njoftimin nga Policia:

Operacion policor i koduar “LUCIA” nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më datë 05.07.2018, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “LUCIA”, u bë ndalimi i shtetasit :

Klodian Ciruna, 41 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal për Mashtrim). Shtetasi i ndaluar iu ka marrë shtetasve P. K., L. D., dhe B. H., një shumë prej 1 000 000 (një milionë) Euro, duke iu premtuar se do t’iu siguronte leje ndërtimi dhe për këtë gjë ai premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë).

Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qënë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprën penale “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal”.