Aktualitet

Merrni masa, sot temperaturat deri në 35 gradë. Ja qytetet më problematike

Vendi ynë, të premten pritet të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat perëndimore.

Vranësira më të shpeshta sjell mesdita në zonat malore ku priten shira të izoluar. Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës fuqizojnë vranësirat duke sjellë shira në zonat perëndimore të vendit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por rritje të ndjeshme sjell mesdita duke shënuar mbi 34°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Merrni masa sepse temperaturat janë shumë të larta dhe shmangni daljet në oraret e drekës.

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.