• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Merret në pyetje biznesmeni: Pse prokurori Ndoja po lëvizte me makinën e tij?


    Fadil Çalliku është emri i biznesmenit, i cili ka një shoqëri taksish në qytetin e Durrësit, i cili ka në pronësi makinën ku prokurori Ndoja po udhëtonte ditën e atentatit, të premten e kaluar në mbikalimin e Shkozetit, ku  mbeti i plagosur ndërsa shoferi i tij ndërroi jetë mbrëmë. Mësohet se Çalliku është marrë në pyetje, për të zbuluar arsyet se pse prokurori Ndoja po lëvizte me makinën e tij, një fuoristradë me targë “AA 333 ZD”.

    Burime nga prokuroria thonë se kjo makinë përdorej edhe nga gruaja e prokurorit Arjan Ndoja.  Deri më tani nuk dihen më shumë detaje, por report TV citon biznesmenin të ketë thënë se ka njohje me Ndojën dhe personin që ishte me makinë pas makinës së prokurorit, i njohur me pseudonimin Rrumi.

    Ngjarja ka bërë që prokurori të vihet në hetim, pasi në makinën janë gjetur tre dosje të dyshimta për çështje pronash, edhe pse vetë Porkurori nga Spitali ku ndodhet aktualisht tha se ka një studio ligjore ku ofron konsulenca dhe se dosjet ishin për studion e tij. Për ngjarje, në arrest me burg është lënë Redjan Rraja, stomatologu dhe i afërmi i deputetit të PS Rrahman Rraja. Në syzet e gjetura në makinën nga ku dolën atentatorët, u zbuluan gjurmë të gishtave të Redjanit, por ky i fundit mohon akuzat.

    Sqarim: Foto të biznesmenit nuk ka të publikuara. / Tiranapost.al. 

    Atentati i prokurorit Ndoja/ Kejvina Kthella u pyet për 10 orë për Redjan Rrajën

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post