• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Merren në mbrojtje nga Garda 4 anëtarët e KQZ-së


    Katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë marrë nga mbrojtje nga Garda e Republikës. Ky vendim është marrë pasi 4 anëtarët nga shumica, injoruan dekretin e Presidentit Ilir Meta lidhur me anulimin e 30 qershorit, ndërsa prej së hënës kanë vijuar normalisht punën për zgjedhjet lokale.

    Ishte kërkesa e tyre drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe prej ditëë së djeshme nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri ruhen nga punonjësit e Gardës.

    Nga ana tjetër, KQZ siç kishte njoftuar nisi sot normalisht mbledhjen lidhur me listën emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen si anëtarë KQV-ve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, si dhe projekt vendime të tjera për mbarëvajtjen e procesit.

    Por në mbledhjen e sotme, mungonte kryetari Klement Zguri. Kujtojmë se ditën e hënë KQZ mbajti mbledhje pas firmosjes së dekretit të Metës për anulim zgjedhjesh, dhe nga aty Zguri tha se nuk mund të gjykojë vendimin dhe duhet t’i bindeshin dekretit të presidentit. Në mungesë të tij, nënkryetari Denar Biba drejtoi sot mbledhjen./ Tiranapost.al

    Zgjedhjet/ Klement Zguri mungon në mbledhje. Herën e fundit tha se duhet t’i bindemi Metës

    Zien politika nga debati, por KQZ vijon me punën