Aktualitet

Merren masat në Portin e Durrësit për koronavirusin: Termometra me lazer për kontrollet e pasagjerëve që vijnë me anije

Merren masat në Portin e Durrësit për koronavirusin: Termometra

Fatmirësisht, në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar si të prekur nga koronavirusi që ka shpërthyer në Kinë dhe ka shkaktuar 81 viktima, apo gjasat për përhapje, por Autoriteti Portuar i Durrësit njofton se janë marrë masat e duhura të shtuara, për monitorimin shëndetësor. Në një njoftim për mediat, thuhet se po kryhet monitorim  i përditshëm i pasagjerëve, por edhe personeleve të anijeve tregtare, që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë.

Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për masat shtesë që do të aplikohen edhe në vijim, duke i siguruar ata se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre shëndetësore.

Nga statistikat e publikuara nga autoritetet kineze sa i takon situatës epidemike nCOV deri tani janë:

 2,823 raste të konfirmuara

• 5,794 raste të dyshuara

• 58 të rikuperuar

• 81 vdekje

Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuara dhe asnjë vdekje.

Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin më të lartë të rasteve me 1,423 të konfirmuara, 47 të rikuperuara dhe 76 vdekje.

Të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë, niveli më i lartë i emergjencës. Ndërkohë, përvec Kinës dhe vendeve fqinje, virusi tashmë ka kaluar edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.

Njoftimi i plotë: 

 -Porti i Durrësit përforcon masat në kuadër të kontrolleve shëndetësore?

Pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga koronavirusi dhe institucionet përgjegjëse kanë siguruar se kemi rrezikshmëri të ulët për përhapjen e tij, në pikën kufitare të Portit të Durrësit janë shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor.

Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit? në APD, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve (por dhe personeleve të anijeve tregtare) që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë.

Ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distancë (nëse do të jetë e nevojshme), si dhe gjithë pajisjet e duhura, për të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme këto lloj kontrollesh.

Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për masat shtesë që do të aplikohen edhe në vijim, duke i siguruar ata se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë