Lifestyle Te gjitha TIP top

Merre vesh njëherë e mirë se çfarë do një grua në shtrat


Çdo njeri ka shije të ndryshme e preferenca të ndryshme në shtrat, por disa gjëra janë universale. Nëse do ta bësh seksin më të mirë edhe për partneren tënde, atëherë respektoji këto pika.

Investo edhe në kënaqësinë e partneres

Mos u përpiq vetëm të arrish kënaqësinë tënde, të përdorësh trupin e saj dhe pastaj të kthehesh në anën tjetër duke supozuar se ajo u kënaq.

Mendja duhet të jetë e qetë dhe është vetëm kur mbrohesh

Ji i përgatitur për pjesën e mbrojtjes. Vetëm kështu ajo do të jetë më e qetë. Kështu që mbaje gjithmonë prezervativin me vete. Asaj do t`i ikë kënaqësia nëse do të shikojë zhveshur dhe pa mbrojtje.

Orgazma

Seksi nuk duhet të mbarojë me orgazmën e mashkullit, sidomos nëse ajo nuk e ka arritur ende.

Komunikimi

Mund të mos flisni asnjë fjalë se mbase s`ka vend për shumë fjalë në një shtrat. Po nuk do bëje keq sikur ta pyesje ndonjëherë se çfarë i pëlqen, ose nëse po i pëlqen.

Një shtrat i pastër

Është vërtet e vështirë të kënaqesh mbi një shtrat të ndotur.

Puthja dhe paraloja

Orgazma nuk është i vetmi qëllim i seksit se po të ishte kështu do të mjaftonte një vibrator. Ndaj puthja dhe paraloja janë të rëndësishme. Mos e merr me nxitim se s`je në garë e të duhet të arrish finishin.

Çorapet

Hiqi çorapet që para se të fillosh këtë punë. S`është fare e këndshme të shikosh dikë zhveshur e me çorape. Ta prish magjinë.

Pritshmëri realiste

Mos prisni të bëni gjithë gjërat që shikoni në porno. Seksi në këto filma është i ekzagjeruar dhe i ftohtë. Në realitet nuk mund të jetë plotësisht ashtu.

Përshtatur nga: Cosmopolitan

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *