Showbiz

Merr plot 32 nominime, “Game of Thrones” thyen rekordin në “Emmy Awards”

Merr plot 32 nominime, “Game of Thrones” thyen rekordin në

Seriali i suksesshëm i “Game of Thrones” theu sot rekordin në “Emmy Awards”, të konsideruara ndryshe si Oskarët e serialeve televizive, duke marrë plot 32 nominime.

Seriali fantastik i HBO-së, që përfundoi këtë vit pas sezonit të tetë, kaloi kështu “The Marvelous Mrs. Maisel”, serial i prodhuar nga “Amazon”, i cili numëroi 20 nominime. /Tiranapost.al/