Lajme nga Bota

Merr fund misteri për Emiliano Sala

Merr fund misteri për Emiliano Sala

Autoritetet angleze kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Emiliano Sala, pasi u identifikua trupi i tij që u gjend në rrënojat e aeroplanit me të cilin futbollisti ishte nisur të shkonte në Cardiff, por u rrëzua dhe u zhduk nga radarët. Pritet që trupi i futbollistit nga Argjentina tu dërgohet familjarëve për ceremoninë mortore. Aeroplani u gjend 67 metra nën ujë dhe 21 milje larg bregut të Guernsey në Channel.

A police escort drives ahead of a grey coroner’s van carrying a body retrieved from the Geo Ocean III boat.

Kujtojmë se Emiliano Sala humbi kontaktet në datën 21 janar, pasi aeroplani u zhduk nga radarët duke mos lënë asnjë gjurmë në det. Prej kësaj dite, nisi operacioni për gjetjen e 28 vjeçarit. Pas zbulimit të vendit dhe trupit që të dielën, nuk dihej se kujt i përkiste derisa sot identifikohet sipas ekspertizës të jetë i Emilianos, e ndërkohë që trupi i pilotit ende nuk është gjetur./ Copyright/ Tiranapost.al E.B

Image result for Emiliano Sala

http://www.tiranapost.al/babai-emiliano-sala-pas-gjetjes-se-avionit-nuk-mund-ta-besoj-nje-enderr-e-keqe/

http://www.tiranapost.al/ska-dyshime-ja-fotoja-e-avionit-te-sala-ne-fund-te-detit/

http://www.tiranapost.al/foto-prekese-shihni-si-qeni-emiliano-sala-pret-futbollistin-te-kthehet-ne-shtepi/

Emiliano Sala

Map of location where plane disappeared