• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Merr çadër me vete! Hiqen shezlonget nga hapësirat publike në plazhin e Durrësit


    Vijon lirimi i hapësirave publike në plazhin e Durrësit, ku Task-Forca e Turizmit ka nisur inspektimet për zbatimin e ligjit në fuqi që detyron ndarjen e plazheve, 80% stacione private dhe 20% publike.

    Gjatë ditës së sotme është bërë heqja e çadrave në vijën e parë të plazhit tek Ura e Dajlanit, e cila nga sot i është rikthyer pushuesve për t’u shfrytëzuar si plazh publik.

    Gjithashtu është bërë dhe vendosja e tabelave, që sinjalizon se kjo zonë plazhi do të mund të shfrytëzohet pa pagesë nga pushues, që duan të vendosin çadrat e tyre personale në rërë.

    Task-Forca e Turizmit ka nisur punën në terren më datë 24 qershor dhe do të vijojë deri më 20 korrik./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]