Showbiz

Mërkuri kalon tek Dashi dhe si do ndikojë kjo tek secila shenjë?

Mërkuri kalon tek Dashi dhe si do ndikojë kjo tek secila shenjë?

Mëngjesin e sotëm mërkuri ka kaluar tek Dashi dhe lëvizja e planete e dimë se ndikon tek çdo shenjë. Ç`efekt ka kjo lëvizje nga Dashi e deri tek Peshqit?

Dashi: Të gjithë do t`ju dëgjojnë dhe do t`ju mbështesin, kjo sepse një lëvizje e tillë ju bën më diplomatë.

Demi: Kjo lëvizje ju bën më të heshtur. Do keni pak dëshirë për të folur. Do mendoni më shumë e do flisni më pak.

Binjakët: Pas gjithë lodhjes më në fund do gjeni pak qetësi për t`u marrë me gjërat që doni të merreni, me ato që ju argëtojnë.

Gaforrja: Do flisni më mirë për veten dhe projektet tuaja. Do ndiheni më të sigurt. Në jetën profesionale do ketë shumë zhvillime.

Luani: Do jeni më optimistë me më shumë ambicie dhe do jeni më të aftë për të parë cilësitë tuaja të mira. Kujdes, vërjani veshin një sugjerimi.

Virgjëresha: Pas shumë javësh, do takoni më në fund vetëbesimin. Vetëm përpiquni të jenë më të hapur dhe më bashkëpunues me të tjerët.

Peshorja: U shtuan mundësitë për të folur e për të thënë atë që mendoni. Fjalët tuaja do vihen re e do dëgjohen nga njerëzit që duhet t`i dëgjojnë. Gjithashtu, do jeni pasionant.

Akrepi: Mërkuri nuk është më miku yt. Tani të duhet më shumë përpjekje për të thënë atë që mendon.

Shigjetari: Për dy muaj rresht mërkuri ju pengoi, kurse tani u shndërrua në mikun tuaj. Do t`ju ndihmojë të përmirësoni marrëdhënien tuaj me njeriun që doni dhe me punën. Do jeni shumë i lumtur.

Bricjapi: Do t`ju ndihmojë të kuptoni më mirë idetë tuaja. Ndoshta duhet t`i hapni rrugën dialogut me njerëzit e dashur të familjes.

Ujori: Do keni më tepër harmoni. Mërkuri do të hapë mendjen tuaj. Do flisni më spontanisht dhe do ta keni më të lehtë të vëreni bukurinë që ju rrethon.

Peshqit: Do gjeni normalitetin në çift.

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.