• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Merkel: Një Evropë tërësisht e bashkuar përfshin edhe Ballkanin Perëndimor


    Europa do jetë vërtet e bashkuar vetëm atëherë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Kjo ishte deklarata që bëri dje kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ndër të tjera foli për rikthimin e angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, një ide pak skeptike nëse i referohemi disa qëndrimeve të liderëve të disa vendeve në Europë, si Franca dhe vende të tjera perëndimore. Presidenti Emmanuel Macron i qëndron mendimit se Europa ka më shumë nevojë të reformohet brenda saj sesa të marrë në konsideratë zgjerimin.

    Kancelarja Merkel foli gjatë një eventi në Hungari ku ishte ftuar, me rastin e 30 vjetorit të ‘piknikut pan-Europian’, një ngjarje konsideruar si momenti historik i rënies së perdes së hekurt dhe bashkimin e Europës Perëndimore me atë Lindore.

    Konkretisht Merkel citohet nga Politico.eu të ketë thënë: Nëse shihni aspektin gjeostrategjik dhe gjithashtu hartën…do shihni se Europs bashkohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Politico bën një historik të shkurtër ku shkruan se gjashtë vende të BP nuk janë anëtare të BE-së. Ndër to Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që janë janë kandidatet zyrtare për anëtarësim. Ndërsa Kosova dhe Bosnje-Hercegovina klasifikohen si kandidatë të mundshëm.

    Ministrat e BE vendosën në muajin qershor të shtyjnë dhënien e vendimit nëse do fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri të paktën në muajin tetor, kryesisht për shkak të skepticizmit nga Franca dhe Holanda./ Artikulli referuar Politico.eu/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690