Aktualitet

Merkel: Kufijtë në Ballkan nuk lëvizin!

Merkel: Kufijtë në Ballkan nuk lëvizin!

Kancelarja Merkel ka dalë kundër zërave për ndryshim të kufijve, e sipas saj nuk mund të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan.

Deklarata e saj eshte bërë pas takimit me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdip gjatë vizitës së tij në Gjermani.

Në konferencën e përbashkët Merkel u shpreh se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj nuk mund të bëhet.

“Ekziston një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnja dhe Hercegovina përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian, prandaj është dashur që t’i përgjigjet qindra pyetjeve dhe ne kemi inkurajuar qeverinë që të përgjigjët në këto pyetje shtesë,” tha Merkel.

Merkel gjithashtu bëri të ditur se prioritet është anëtarësimi i Bosnje dhe Hercegovinës në NATO.

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet Radio Evropa e Lirë. Copyright Tiranapost.al.