Showbiz

Meqë Jonida nuk nxori foto të para 10 viteve, ia nxori Fadil Berisha

Meqë Jonida nuk nxori foto të para 10 viteve, ia nxori Fadil Berisha

Vajzat e njohura që sot janë pushtuar nga ethet e sfidës së 10 viteve, janë treguar të kujdesshme. Me siguri nuk kanë postuar kë foto iu ka kapur dora. 10 vjet nuk janë pak dhe pavarësisht se jo të gjitha kanë kryer ndërhyrje, sërish duken aq ndryshe. Jonida, që edhe para 10 edhe para më shumë viteve ka qenë ikonë mode, nuk ka publikuar ende foton e saj të sfidës. Por nëse do ta bënte, mbase nuk do zgjidhte këtë foto, ku ndër të paktat herë ka pozuar me barkun jashtë.

[caption id="attachment_323709" align="aligncenter" width="458"](Jonida Maliqi, foto nga Fadil Berisha)[/caption]

Por fotografi Fadil Berisha ka arkivin e tij të fotove dhe zgjodhi pikërisht një foto ku Jonida ka pozuar për të shumë vite më parë, për t'i uruar pjesëmarrjen në Eurovizion.

[caption id="attachment_252113" align="aligncenter" width="831"](Fadil Berisha, foto nga Google)[/caption]

Deshi s'deshi, edhe Jonida e bëri sfidën