• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Meqë jeni zgjuar herët më bëni pyetje: Do dorëhiqeni, po parlamentin do e shpërndani? Përgjigjet për gazetarët


    Ju folët për zgjedhje imagjinare, por edhe një lutje që maxhoranca të reflektojë, maxhoranca nuk e ka në plan të reflektojë dhe duket se zgjedhjet do mbahen. A do merrni hapa të tjera?

    Meta:Unë mbetem durimplotë pavarësisht se janë shpërdoruar më shumë se dy javë që nga momenti që unë hapa këtë dritare për dialog dhe reflektim nga dy palët. Do vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar, presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhjet partiake, por lidhur me datën e 30 qershor kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht. Presidenti nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive. Në republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion që vendos datën, dhe ky është presidenti. Kush vazhdon me kokëfortësi do të mbajë përgjegjësi. Me vendimin për zhdekretimin vendosa të anuloj një proces zgjedhjesh moniste.

     Veliu,Top Channel: Thatë se është shtuar presioni dhe shantazhi, kjo është shumë e rëndë, çfarë do bëni ju?

    Meta: Mjafton të shohim fotot që keni botuar ju…Mjafton të shikojmë fotot që keni botuar ju dhe duket. Shumë të trembur dukeshin. Zgjedhjet i anulova për shkak të një krize shumë të rëndë politike. Mos prisni nga asnjë ambasador që t’u thotë këtë që po u them unë.

    -Ambasadorët kanë bërë thirrje që të mbahen zgjedhjet dhe qeverinë e konsiderojnë legjitime:

    Meta: Nuk flas në emër të ambasadave e të fshihem ndaj tyre, nuk kam anuluar zgjedhjet as në Amerikë as në Kinë, por në Shqipëri për shkak të një krize të rëndë politike. Mos prisni nga asnjë ambasador këtë që ju them unë, edhe nëse zgjedhjet të bëheshin pa opozitën, e ardhmja europiane do të kishte një të ardhme të paditur për një kohë shumë të gjatë sepse e kam sqaruar vazhdimisht se zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal të Kopenhagenit.

    Partia Socalistë ka kërkuar shkarkimin tuaj dhe ka nisur procedurat.

    Meta: Ky institucion nuk bie kurrë, Shqipëria nuk kthehet dot në tirani personale, ky vend i takon shqiptarëve.

    A do dorëhiqeni?

    Meta: Jam këtu deri më 24 korrik 2022

    -Keni këkruar numrin e deputetëve nga KQZ dhe procedurën e zëvendësimit të deputetëve, a do shpërbëni parlamentin se nuk ka 140 deputetë? 

    Meta: Presidenti do bëjë çdo veprim me qetësi dhe përgjegjshëmëri, do i shërbejë republikës dhe interesasve të saj./ Copyright / Tiranapost.al. E.B

     

     

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]