• Shqip
  • English
  • E martë, 19 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Të gjitha

    Mëngjes, pasdite apo darkë? Kur është koha më e mirë për të bërë palestër


    Palestra është bërë pjesë e pandashme jetës së shumë njerëzve që duan të mbajnë trupin në formë, të tjerë kanë ambicie, të përgatiten e të marrin pjesë në konkurse të kategorive të ndryshme. Por kur është koha e duhur për të bërë palestër e për të djersitur pak? Sa ndikon në efektivitet dhe rezultate? Metro ka publikuar një artikull duke marrë në konsideratë atë që thonë ekspertët.

    Image result for What is the best time of day to workout?

    Ata nuk përcaktojnë kohën pasi thonë se gjithçka varet nga punët e ditës, por bien dakord në një gjë. Ata thonë se në fund të fundit varet se cilat janë qëllimet tuaja, nëse do ta bësh pjesë të jetës së shëndetshme, apo thjesht sa për të lëvizur. Gjithashtu, gjithçka varet nga ushqimi dhe ushtrimet.

    Lawrence Price, një instruktoree suksesshme britanike thotë se ajo që ka rëndësi është të mbahet një orar i caktuar dhe jo të ndryshojë nga dita në ditë. Gjithashtu mënyra se i bën ushtrimet. “Nëse thjesht vjen në palestër sa për të lëvizur muskujt nuk vlen. Duhet fokusim dhe punë serioze. Nuk mund të vish në mëngjes herët kur nuk ke ngrënë asgjë. Nuk mund të vish pasdite kur ke ngrënë një vakt të vakët pa përbërësit që duhen për energji dhe ushqim për muskujt, por gjithashtu nuk mund të vish në palestër kur ke ngrënë aq shumë sa stomaku po të del vendit’.

    Image result for What is the best time of day to workout?

    Ajo që thekson ajo është regjimi dhe qëndrueshmëria. “Në fund të fundit, qëndrueshmëria është çelësi, kështu që mos e caktoni orarin e palestrës thjesht sa për ta futur në axhendë. Nëse e ke ndarë mendjen të bësh palestër e të pësosh ndryshim për mirë, si fizikisht ashtu dhe mendërisht, merri gjërat me seriozitet”./ Metro/ Tiranapost.al. E.B

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post