Lajme nga Bota

Mendonte se i shkruante gruas. Historia e çiftit se si u dashuruan nga një mesazh në adresë të gabuar

Mendonte se i shkruante gruas. Historia e çiftit se si u dashuruan nga

Historia filloi kur një burrë aksidentalisht i shkruan një gruaje tjetër në vendin e saj, dhe në fund të dy përfunduan së bashku. Ish roja e sigurisë Peter Mctaggart, 46 vjeç u takua me gruan e tanishme, Mary 60 vjeç në vitin 2003 pasi ai vazhdonte ti shkruante në numrin e gabuar, duke menduar se ishte gruaja e tij. Por pasi mori disa mesazhe, Maria e cila gjithashtu ishte e martuar me dikë tjetër në atë kohë, i dërgoi një mesazh duke i treguar se kishte ngatërruar numrin dhe se nuk ishte gruaja e tij.

Por duke folur me njëri tjetrin e më pas për martesat e dështuara në jetën e tyre, përfunduan të dashuruar dhe u martuan. Çifti pretendon se të dy u përputhën aq mirë me njëri tjetrin sa do donin të ishin njohur akoma shumë vite më parë.

Maria e rrëfen kështu: Kur mora sms e Peter, i injorova, nuk e kisha idenë se kush ishte. Fillova të merrja sërish mesazhe në mëngjes herët, sepse ai punonte në një orar të ngjashëm me orarin e punës time. Ai mendonte se po i shkruante gruas. Një ditë mora guximin dhe i thashë: Me vjen keq, nuk e di kush jeni dhe më duket se keni ngatërruar personin. Ai më kërkoi falje. Por një ditë më shkruajti dhe kështu filluam të shkëmbenim mesazhe. Biseduam për atë që po ndodhte në jetën tonë dhe pasi u takuam kuptuam se ishim për njëri tjetrin. Mendoj se fati donte të na bashkonte. Tani jemi bashkë.! Marrë nga The Mirror/ Tiranapost.al E.B