Showbiz

Mendon se je i fortë? Bëj këtë testin ta shohim nëse do mbijetosh në situata të vështira

Mendon se je i fortë? Bëj këtë testin ta shohim nëse do

Le të imagjinojmë sikur humbe në shkretëtirë, ose një peshkaqen vjen teksa ti po noton. Mund të të duken si situata koti, por po sikur të ndodhin vërtet, çfarë do të bëje ti?

- Nëse humbet në shkretëtirë? 

1. Do ecësh gjatë ditës

2. Do ecësh gjatë natës

3. Do gërmosh një gropë dhe do mbulohesh me rërë

- Nëse ngec nën rrënoja?

1. Do qetësohesh dhe do lidhësh bluzën rreth kokës

2. Do ndesësh zjarr

3. Do përpiqesh të lëvizësh shpejt

- Nëse një peshkaqen të del para teksa po noton?

1. Do i kthesh kurrizin dhe do notosh me shpejtësi

2. Do përpiqesh ta zbusësh

3. Nëse peshkaqeni të kap, do i godasësh sytë dhe gushën

- Nëse një dem të sulmon?

1. Do vraposht drejt tij

2. Do shtrihesh në tokë me kurriz

3. Do ndalosh dhe do hedhësh një kapele nga ana tjëtër

- Nëse tornado godet qytetin tënd? 

1. Do ngjitësh një kodër

2. Do fshihesh në ndonjë vrimë

3. Do vraposht me sa ke fuqi

- Nëse po të sulmojnë bletët? 

1. Do fshihesh në një shpellë

2. Do zhytesh në ujë

3. Do përdorësh insekticide

- Nëse ashensori ndalon dhe po bie me shpejtësi?

1. Do hidhesh

2. Do ulesh në tokë

3. Do ngjeshesh pas ashensorit

- Nëse thyhet akulli dhe bie në ujë?

1. Do zgjedhësh të njëjtën mënyrë si hyre për të dalë

2. Do përpiqesh të thyesh akullin për të dalë në breg

3. Do heqësh rrobat?

Tani pasi t'i jesh përgjigjur të gjitha pyetjeve shih edhe përgjigjet e sakta. Nëse ke zgjedhur gjithë të saktat qenke vërtetë trim.

- Lëviz natën. Zakonisht natën në shkretëtirë përgjysmohen temperaturat. Kështu që do të ulësh rrezikun nga dehidratimi dhe nxehtësia nëse lëviz natën.

- Përpiqu të qetësohesh. Hiq bluzën dhe lidhe rreth kokës. Do të të mbrojë nga asfiksimi, pluhuri dhe balta.

- Mos i kthe kurrizin. Mos u përpiq të notosh me shpejtësi. Do i dukesh si viktima. Lëviz me ngadalë. Nëse të kap, goditi sytë dhe gushën, sepse ato janë pikat e dobëta.

- Demat reagojnë ndaj lëvizjeve. Kështu që nëse një dem po të sulmon, mos lëviz. Kur të të afrohet, hidh kapelen ose çfarëdoqoftë nga ana tjetër sepse demi do ta ndjekë atë.

- Fshihu në ndonjë vrimë, ulu dhe mbulo kokën me duar dhe rroba.

- Fshihu në një shpellë. Bletët nuk shohin mirë në errësirë.

- Ulu në tokë në mënyrë që forca e lëvizjes të shpërndahet në gjithë trupin tënd.

- Mënyra më e mirë për të dalë është andej nga hyre. akulli aty është me i fortë. Kthehu në mënyrë horizontale kapu në cep të akullit dhe përpiqu të tërheqësh veten jashtë nga uji./ E.D - Copyright Tiranapost.al - Artikulli marrë nga Bright Side - Linku origjinal këtu.

-