• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Mendoi se e kishte braktisur. Odesa gjen nënën biologjike pas 30 vitesh dhe zbulon historinë tronditëse


    Pas 30 vitesh, Odesa ka mësuar të vërtetën tronditëse për nënën e saj biologjikie. Frika e saj më e madhe se ndoshta e ëma e kishte braktisur dhe nuk e donte, u shuajt brenda pak sekondave teksa e mbytur mes lotëve ka dëgjuar sesi ajo e ka kërkuar gjithë jetën.

    Odesa, e lindur me emrin Doriana, ishte fryt i një dashurie që nuk u shuajt kurrë mes Durim Delibashit dhe Irfani Bozos. Kjo e fundit, ishte një emër krejtësisht i panjohur deri në ato momente për Odesën.

    Gjithçka që ajo dinte nga mosha 13 vjeçare kur mësoi se ishte e biresuar e deri më sot, ishte thjesht emri i lindjes Doriana, datëlindja më 26 qershor 1989 në Fier dhe një mbiemër i shkruar keq në një dokument, Begu apo Bigu.

    Fleta e regjistrit ku jepej identiteti i vërtetë i saj dhe i nënës ishte grisur. Odesa është emri që i vunë Yzedin dhe Violeta Umizaj, çifti nga Orikumi, vendi ku vajza kaloi një pjesë të fëmijërisë pas adoptimit nga Shtëpia e Fëmijës në Vlorë.

    Deri në moshën 9-vjeçare, ajo ka patur një jetë të lumtur me ata që e rritën si dritën e syve. Fatkeqësisht në atë periudhë, Yzedini ndahet nga jeta dhe kjo ishte goditja e parë shpirtërore për Odesën.

    Pas disa vitesh, Violeta martohet në Levan të Fierit me një zotëri të ve i cili kishte katër fëmijë të cilët u bënë familja e re e Odesës. Pak kohë më parë, kur ishte 13 vjeçe, ajo kishte mësuar se nuk ishte fëmija biologjikë i prindërve të saj.

    Ky fakt e kishte tronditur thellë por njëkohësisht e kishte bërë të kuptojë se dashuria mes njerëzve nuk ështe e kufizuar vetëm brenda lidhjeve të gjakut. Ambientimi në familjen e re, apo tre vitet e fundit si emigrante në Itali kanë qenë të vështira për Odesën. Por asgjë më tepër sesa misioni për të zbuluar origjinën e saj biologjike nuk ka patur rëndësi për të.

    E ardhur enkas nga Italia për të kërkuar nënën tek “Ka një mesazh për ty” në televizionin Klan ajo është shprehur se nuk e paragjykonte atë sido që të ishte e vërteta. Ishte e gatshme t’a falte edhe nëse ajo e kishte braktisur. Odesa nuk ka pushuar së lotuari teksa nga ana tjetër e studios dëgjoi rrëfimin e një zonje, fjalët e së cilës përshkruanin ardhjen e saj në jetë.

    “Kam një vajzë. Atë fëmijë ma morën në kohën e monizmit. Më thanë është nën peshë. Lindi më 26 qershor 1989 mbasdite, në maternitetin e Fierit. Bashkova emrin e burrit dhe timin. Duriana i kam thënë por i’a kam vënë Doriana. Fëmijën e kam sot e kësaj dite në çertifikatën time familjare. Fëmija im nuk ikën që aty, e kam peng për gjithë jetën. E kam kërkuar dhe do e kërkoj. Nuk munda t’a gjeja”.

    Pas këtij momenti, Irfania ka marrë vesh se arsyeja përse gjendej në studio ishte pikërisht sepse Doriana e saj jetonte dhe ishte nga krahu tjetër i studios duke e dëgjuar. “

    Kjo është dita më e lumtur e jetës time” është shprehur Irfania kur ka parë vajzën e saj të cilës mes lotëve i ka kërkuar të falur. Ka qenë e bija ajo e cila e ka qetësuar duke i thënë se duhet të jetë e lumtur pasi është rritur në një familje të mirë. Kjo ka qenë dhe ëndrra e Irfanisë për vajzën pasi i’a morën pabesisht në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë. Po aq emocionues sa takimi pas 30 vitesh nënë e bijë ka qenë dhe historia e dashurisë, fryti i së cilës ishte Doriana apo Odesa.

    Në ato vite, Irfania ishte një vajzë adoleshente, 17 vjeçe kur u njoh me Durimin. Megjithse u trondit, ndienjat e saj nuk u lëkundën kur një punonjës i sigurimit të shtetit i thotë të ëmës se “vajza juaj dashuron një ish të dënuar politik”. Për gati 8 vite, Durimi kishte vuajtur heqjen e lirisë në burgun famëkeq të Spaçit, i akuzuar për agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje. Kur dy të rinjtë mësuan se do bëheshin prindër, lidhja e tyre u vështirësua akoma më shumë. Familja e Durimit nuk e shihte me sy të mirë këtë lidhje dhe nga ana tjetër ai rrezikonte të burgosej sërish duke e patur vazhdimisht sigurimin nga pas. Doriana lindi nën peshë dhe për këtë arsye mjekët vendosën që ta mbajnë në inkubator për disa muaj.

    Një ditë, dy punonjëse të matërnitetit shkojnë me një xhip jeshil të degës së brendshme dhe e detyrojnë Irfaninë që t’a çojë foshnjën në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë, gjoja me pretekstin se nuk ishte e zonja për t’u kujdesur për të. I premtuan që pas një viti mund të vinte e ta merrte por në krye të tetë muajve, fleta e regjistrit ku ishte regjistruar ishte grisur dhe çdo gjurmë e Dorianës ishte zhdukur sikur të mos kishte ekzistuar në atë vend. Vetëm në trungun familjar të Irfanisë nuk u fshi dot deri në ditët e sotme, shpresë e cila e mbante nënën gjallë se do e gjente sërish të bijën. Me Durimin bënë çmos që t’a ndanin por nuk i’a arritën dot sepse në vitin 1990, u bashkuan për herë të parë si burrë e grua në Greqi ku jetuan për 9 vite. Njëzet vitet e fundit Irfania jetoi në Gjermani, pa u ndarë për asnjë sekondë me Durimin, dashurinë më të madhe të saj, babain e vajzës që i’a morën. Gjithmonë duke kërkuar, përherë duke shpresuar se kjo ditë do i gjente bashkë të tre.

    “Vetëm vdekja do na ndajë” i thoshte Durimi Irfanisë. Fatkeqësisht dy vite më parë, Durimi pëson atak kardiak në Shqipëri pa mundur t’a shohë kurrë të bijën. Atë që njerëzit e ndanë padrejtësisht sot fati i bëri bashkë. Odesa dhe Irfania gjithë jetën ecën në drejtim të njëra – tjetrës pa e ditur se do takoheshin vetëm pas 30 vitesh./ Tiranapost.al. 

    Kërkonin njëra – tjetrën. Odesa gjën nënën biologjike Irfaninë pas 30 vitesh.

    Kërkonin njëra – tjetrën. Odesa gjën nënën biologjike Irfaninë pas 30 vitesh. Nuk kishte përqafim më të ngrohtë sesa ai nënë e bijë teksa njiheshin për herë të parë. Pas 30 vitesh, Odesa ka mësuar të vërtetën tronditëse për nënën e saj biologjikie. Frika e saj më e madhe se ndoshta e ëma e kishte braktisur dhe nuk e donte, u shuajt brenda pak sekondave teksa e mbytur mes lotëve ka dëgjuar sesi ajo e ka kërkuar gjithë jetën. E nuk kishte sesi të ishte ndryshe përderisa Odesa, e lindur me emrin Doriana, ishte fryt i një dashurie që nuk u shuajt kurrë mes Durim Delibashit dhe Irfani Bozos. Kjo e fundit, ishte një emër krejtësisht i panjohur deri në ato momente për Odesën. Gjithçka që ajo dinte nga mosha 13 vjeçare kur mësoi se ishte e biresuar e deri më sot, ishte thjesht emri i lindjes Doriana, datëlindja më 26 qershor 1989 në Fier dhe një mbiemër i shkruar keq në një dokument, Begu apo Bigu. Fleta e regjistrit ku jepej identiteti i vërtetë i saj dhe i nënës ishte grisur. Odesa është emri që i vunë Yzedin dhe Violeta Umizaj, çifti nga Orikumi, vendi ku vajza kaloi një pjesë të fëmijërisë pas adoptimit nga Shtëpia e Fëmijës në Vlorë. Deri në moshën 9-vjeçare, ajo ka patur një jetë të lumtur me ata që e rritën si dritën e syve. Fatkeqësisht në atë periudhë, Yzedini ndahet nga jeta dhe kjo ishte goditja e parë shpirtërore për Odesën. Pas disa vitesh, Violeta martohet në Levan të Fierit me një zotëri të ve i cili kishte katër fëmijë të cilët u bënë familja e re e Odesës. Pak kohë më parë, kur ishte 13 vjeçe, ajo kishte mësuar se nuk ishte fëmija biologjikë i prindërve të saj. Ky fakt e kishte tronditur thellë por njëkohësisht e kishte bërë të kuptojë se dashuria mes njerëzve nuk ështe e kufizuar vetëm brenda lidhjeve të gjakut. Ambientimi në familjen e re, apo tre vitet e fundit si emigrante në Itali kanë qenë të vështira për Odesën. Por asgjë më tepër sesa misioni për të zbuluar origjinën e saj biologjike nuk ka patur rëndësi për të. E ardhur enkas nga Italia për të kërkuar nënën tek “Ka një mesazh për ty” në televizionin Klan ajo është shprehur se nuk e paragjykonte atë sido që të ishte e vërteta. Ishte e gatshme t’a falte edhe nëse ajo e kishte braktisur. Odesa nuk ka pushuar së lotuari teksa nga ana tjetër e studios dëgjoi rrëfimin e një zonje, fjalët e së cilës përshkruanin ardhjen e saj në jetë. “Kam një vajzë. Atë fëmijë ma morën në kohën e monizmit. Më thanë është nën peshë. Lindi më 26 qershor 1989 mbasdite, në maternitetin e Fierit. Bashkova emrin e burrit dhe timin. Duriana i kam thënë por i’a kam vënë Doriana. Fëmijën e kam sot e kësaj dite në çertefikatën time familjare. Fëmija im nuk ikën që aty, e kam peng për gjithë jetën. E kam kërkuar dhe do e kërkoj. Nuk munda t’a gjeja”. Pas këtij momenti, Irfania ka marrë vesh se arsyeja përse gjendej në studio ishte pikërisht sepse Doriana e saj jetonte dhe ishte nga krahu tjetër i studios duke e dëgjuar. “Kjo është dita më e lumtur e jetës time” është shprehur Irfania kur ka parë vajzën e saj të cilës mes lotëve i ka kërkuar të falur. Ka qenë e bija ajo e cila e ka qetësuar duke i thënë se duhet të jetë e lumtur pasi është rritur në një familje të mirë. Kjo ka qenë dhe ëndrra e Irfanisë për vajzën pasi i’a morën pabesisht në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë. Po aq emocionues sa takimi pas 30 vitesh nënë e bijë ka qenë dhe historia e dashurisë, fryti i së cilës ishte Doriana apo Odesa. Në ato vite, Irfania ishte një vajzë adoleshente, 17 vjeçe kur u njoh me Durimin. Megjithse u trondit, ndienjat e saj nuk u lëkundën kur një punonjës i sigurimit të shtetit i thotë të ëmës se “vajza juaj dashuron një ish të dënuar politik”. Për gati 8 vite, Durimi kishte vuajtur heqjen e lirisë në burgun famëkeq të Spaçit, i akuzuar për agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje. Kur dy të rinjtë mësuan se do bëheshin prindër, lidhja e tyre u vështirësua akoma më shumë. Familja e Durimit nuk e shihte me sy të mirë këtë lidhje dhe nga ana tjetër ai rrezikonte të burgosej sërish duke e patur vazhdimisht sigurimin nga pas. Doriana lindi nën peshë dhe për këtë arsye mjekët vendosën që ta mbajnë në inkubator për disa muaj. Një ditë, dy punonjëse të matërnitetit shkojnë me një xhip jeshil të degës së brendshme dhe e detyrojnë Irfaninë që t’a çojë foshnjën në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë, gjoja me pretekstin se nuk ishte e zonja për t’u kujdesur për të. I premtuan që pas një viti mund të vinte e ta merrte por në krye të tetë muajve, fleta e regjistrit ku ishte regjistruar ishte grisur dhe çdo gjurmë e Dorianës ishte zhdukur sikur të mos kishte ekzistuar në atë vend. Vetëm në trungun familjar të Irfanisë nuk u fshi dot deri në ditët e sotme, shpresë e cila e mbante nënën gjallë se do e gjente sërish të bijën. Me Durimin bënë çmos që t’a ndanin por nuk i’a arritën dot sepse në vitin 1990, u bashkuan për herë të parë si burrë e grua në Greqi ku jetuan për 9 vite. Njëzet vitet e fundit Irfania jetoi në Gjermani, pa u ndarë për asnjë sekondë me Durimin, dashurinë më të madhe të saj, babain e vajzës që i’a morën. Gjithmonë duke kërkuar, përherë duke shpresuar se kjo ditë do i gjente bashkë të tre. “Vetëm vdekja do na ndajë” i thoshte Durimi Irfanisë. Fatkeqësisht dy vite më parë, Durimi pëson atak kardiak në Shqipëri pa mundur t’a shohë kurrë të bijën. Atë që njerëzit e ndanë padrejtësisht sot fati i bëri bashkë. Odesa dhe Irfania gjithë jetën ecën në drejtim të njëra – tjetrës pa e ditur se do takoheshin vetëm pas 30 vitesh. #KaNjeMesazhPerTy #EdielaShqiptare #TvKlan #15Dhjetor2019

    Publiée par E Diela Shqiptare sur Samedi 14 décembre 2019

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post