• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Melania preket aty ku nuk duron, reagon ashpër pasi i përmendën djalin në seancën e hetimit të presidentit


    Nuk ka duruar kur një eksperte ligjore përmendi djalin e saj Barron Trump, 13 vjeç gjatë dëshmisë në procesin kundër presidentit Donald Trump.
    Para komisionit Hetimor, Pamela Karlan e krahasoi presidentin me një monark dhe tha: Presidenti mund të quajë djalin e tij Baron, por jo që ta bëjë atë banor!

    Image result for Pamela Karlan

    Kjo deklaratë nuk është suportuar nga Melania, e cila në shumë skandale mediatike preferon të heshtë, por kur bëhet fjalë për djalin e saj, nuk përmbahet.

    Në një reagim në Tëitter, ndonëse me gjuhë të moderuar, Melania shprehet: Një fëmijë i mitur merion privatësi dhe duhet të mbahet jashtë çështjeve të politikës. Pamela Karlan, duhet të të vijë turp për komentin public që bëre duke përmendur një fëmijë.

    Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, Karlan u tërhoq dhe u detyrua të kërkonte ndjesë./ Tiranapost.al.

     

    Image result for Melania Trump Barron

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post