Kështu ka qenë njëherë e një kohë tradita. Sidomos fëmijët mbretërorë duhej të lindnin në shtëpi. Po rregulli u thye kur Diana vendosi të lindte në spital e po në të njëjtin i solli në jetë edhe Kate tre fëmijët e saj.

Kurse Meghan do rikthejë traditën. Thuhet se ajo ka vendosur të lindë natyralisht dhe në shtëpi. Mendohet se është pikërisht Doria, e ëma e saj, ajo që e ka këshilluar të bëjë lindje natyrale.

Ndërkohë që Meghan është duke lexuar teknika lehtësimi. Ja, janë pikërisht këto detaje që ia bëjnë zemrën mal mbretëreshës.
*Ky post u përshtat nga The Sun dhe është realizuar nga Fabjola Hije.
