Showbiz

Meghan Markle dhe Princ Harry nuk duan dado për fëmijët e tyre dhe tashmë e kanë gjetur personin e duhur

Meghan Markle dhe Princ Harry nuk duan dado për fëmijët e tyre

Lajmi i fundit nga familja mbretërore ka të bëjë me fëmijën e Princ Harry dhe Meghan Markle që pritet të vijë në jetë në pranverën e këtij viti.

Detajet e fundit të zbuluara tregojnë se ndërkohë që çifti po pregatisin shtëpinë e tyre në Frogmore Cottage, kanë menduar edhe për personin që do të kujdeset për fëmijën. Nëse mendonit se bëhet fjalë për një dado, e keni gabim.

[caption id="attachment_327038" align="aligncenter" width="620"]Foto nga Google[/caption]

Vanity Fair bën të ditur se ata nuk do të punësojnë dado, por do të jetë mamaja e dukeshës ajo që do të ndihmojë në rritjen e fëmijës. Por ata gjithashtu do të vendosin kamera në dhomën e bebes, sistem audio dhe dritare të siguruara. Kështu do të kenë mundësinë ta kontrollojnë fëmijën nga celularët e tyre.

[caption id="attachment_327039" align="aligncenter" width="2700"] Foto nga Google[/caption]