• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Stil Të gjitha TIP top

    Meghan i çoi veshjet e shtatzënisë në tjetër nivel. Mëkat të mos ia kopjojmë


    Po të keni parë filmin “Suits”, nuk do t`ju shkonte kurrë mendja që nga ajo zonja e hekurt dhe shumë sensuale, Meghan Markle do shndërrohej në një vashë romantike, me shije në modë. Elle shkruante se dukesha e Sussex është ka ndryshuar tërësisht shije në modë. Tani mban fustane në ngjyra toke, ndonjë blu tek tuk, të kuqe dhe nuancat bazike. Për sot kemi përzgjedhur veshje nga shtatzënia e Meghan Markle, nga e cila mund të frymëzohemi dhe mësojmë. E fillojmë me ato më të thjeshtat për t`u kombinuar, e më pas sugjerimet.

    (Foto nga Google)

    Dukesha shtatzënë e Sussex parakaloi me veshjen e qëndisur me temina në formë gjethesh, në London Palladium, dhe shkëlqeu! Kanotierja kushtonte jo më pak se 895 paund ndërsa fundi 850 paund, të dy dizajne të Safiyaa-s. Duket si fustan, nga kombinimi mes bardhezisë, dhe padyshim që është ideal për evente.

    (Foto nga Pinterest)

    Kam dëgjuar shpesh të thuhet se grave shtatzëna nuk u shkojnë ngjyrat e ndezura. Jam dakort deri diku, sepse po të kesh tonalitet të artë lëkure, blloqet e ngjyrave duken kaq bukur.

    (Foto nga Pinterest)

    E zezë nga koka deri tek kaviljet, e tregon siluetën më elegante. Mund ta vishni për në punë apo evente në mbrëmje. I vetmi sugjerim është që copat t`i zgjidhni të cilësisë më të mirë.

    (Foto nga Pinterest)

    Fustanet veref që nga supet, janë veshjet më të bukura dizenjuar për zonjat shtatzënë. Madje mund t`i veshin edhe më vonë, duke i kombinuar më atlete ose stiletto.

    (Foto nga Pinterest)

    Ky është një nga kombinimet më të bukura që kam parë për zonjat shtatzënë. Këmishën (të cilën e keni pjesë të gardërobës kapsulë), nëse e keni zgjedhur pak oversize, mund ta vishni edhe gjatë periudhës së pritjes së ëmbël.

    Pesë sugjerime

    (Foto nga Pinterest)

    Më pëlqen ideja e kombinimit të bluzës me vija, por për mamatë që do vishnin të njëjtën gjë, do sugjeroja që të zgjidhnin një bluzë me vija vertikale.

    (Foto nga Pinterest)

    Nuk e di pse këto nuancat qumësht janë shumë tekanjoze për t’u kombinuar. Meghan duket bukur në këtë rast, sepse e ka kombinuar me jeshilen ushtarake dhe stiletto. Por nuk do t'ua sugjeroja kujtdo si kombinim. Nga ky look frymëzohuni vetëm nga pallto, dhe fustanin zgjidheni camel.

    (Foto nga Pinterest)

    Në këtë rast, një xhaketë me prerje kutie do i rrinte më mirë fustanit. Por edhe një gri, në vend të blush-it do harmonizohej më mirë me fustanin.

    (Foto nga Pinterest)

    Nuancat pastel si dhe thuajse të gjitha tonalitetet e blusë janë “shpëtimtare” kur vjen puna për eventet gala. Ndaj mos i kurseni as në muajt e shtatzënisë. Por nuk e di pse flokët me vijë në mes, dhe me onde të mëdha, kombinohen më mirë me xhaketa lëkure dhe xhinse të ngushta.

    (Foto nga Pinterest)

    Visheni pa frikë këtë fustanin e derdhur me mëngët “regland”. Edhe po të ishte më i shkurtër, nuk do dukej keq.