LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

Meghan e gjeti njeriun që do ta çojë në altar dhe do jetë siç e ka ëndërruar


Për dasmën e Harry-t dhe Meghan diçka është e sigurt: Babai i Meghan nuk do të shkojë në dasmë kështu që as nuk do ta shoqërojë vajzën në altar. Dhe zakoni e do që nusja shoqërohet kështu që as Meghan nuk do hyjë vetëm. Kjo punë duket se do të zgjidhet ashtu siç nusja ka ëndërruar gjithë jetën. Do ta dorëzojë mamaja drejt altarit ku do ta presë princi. Pas babait i takon vëllait kjo detyrë por ajo është zënë me të. Madje as ai s`do të jetë në dasmë. Kështu që mbetet vetëm një njeri nga familja dhe ajo është nëna. Nuk është diçka tradicionale, ama ja që ka edhe kështu.


(Meghan dhe e ëma, foto nga Google)

Ne në Shqipëri nuk habitemi fare se edhe Vesa Lumën, në mungesë të të atit, e çoi e ëma drejt altarit. Në fund të fundit rregullat janë bërë për t`u thyer./F.H/Tiranapost.al

(Vesa Luma dhe mamaja, foto nga Instagrami)

Përshtatur nga: Marie Claire

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane