Aktualitet

Mediat kosovare: Kërcënohet me jetë kryeministri Haradinaj

Mediat kosovare: Kërcënohet me jetë kryeministri Haradinaj

Ditë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një kërcënim nga persona të panjohur.

Kërcënimi i shkuar në adresë të kryeministrit, ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë ndaj Haradinajt.

Lajmin e ka bërë të ditur media kosovare Indeksonline që i referohet burimeve brenda policisë. Ata kanë thënë se ka disa ditë që është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe kështu do të jetë deri në një vendim tjetër kur të bjerë shkalla e rrezikshmërisë.

Ndonëse nuk kanë treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, sipas burimeve të Indeksonline kërcënimi është duke u trajtuar seriozisht.

Ky post u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet medieve kosovare. Copyright Tiranapost.al.