• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Mediat insistojnë me Metën: A po ulen tensionet mes Presidentit dhe Ramës?


    Një nga pyetjet e gazetarëve për Presidentin Meta ishte për marrëdhënien e tij me mazhorancën dhe liderin e saj, Ramën.

    Pyetjes nëse ka një ulje tensionesh mes Presidentit dhe mazhorancës, pas prezencës se tij qetësi-dashuri në Kryesinë e Kuvendit, Ilir Meta tha:

    “Jam gjithmonë i qetë dhe kur artikuloj me forcë para komisionit s’mund të isha më shumë sesa i qetë se të gjitha veprimet e mia janë kryer para të gjithë qytetarëve. Kam qenë, jam dhe do të jem shembulli i respektimit të institucioneve. Por mungon kjo edukatë. Ishte një mundësi e dobishme për të kuptuar se presidenti ka respektuar Kushtetutën në mënyrën më të mirë të mundshme këshillat që janë të detyrueshme”.

    Pavarësisht se Komisioni për shkarkimin e tij vazhdon, kafja me Gramoz Ruçin ka krijuar konfuzion, aq më tepër që politika jonë e njeh mirë modelin e marrëveshjes në minutën e fundit edhe kur sytë çnuk na kanë parë dhe veshët çnuk na kanë dëgjuar.

    Deri tani nuk la asnjë fakt apo provë që po shkohet drejt paqes dhe nëse ka më vend për paqe.

    Presidenti ka shkruar shumë mesazhe të cilat siç thoshte edhe gazetari Blendi Fevziu në një intervistë për Panoramën, vetëm Edi Rama i kupton ato kode.


    Gazetari i TCH: Nëse do ktheheshit pas në kohë kur krijuat LSI çështja e integrimit ishte themeli. Dhe sot para nesh thatë që duhet të pyesim çfarë do të ndodhë në 18 tetor. Nëse mbetemi në klasë, çfarë do të bëjë presidenti?

    Presidenti ka bërë çdo gjë që vendi ta kishte marrë datën e çeljes së negociatave, ka bërë çdo gjë që të mos mbeteshim pa kushtetuese. Dhe do të vazhdojë të bëjë më të mirën për t’i shërbyer integrimit evropian. Me përpjekjet e mia kam synuar që Shqipëria të dilte sa më mirë në provimin e qershorit, unë bëra përpjekjet më të mëdha që të merrnim provimin në vjeshtë. Ndoshta kam qenë i gabuar se po dëgjojmë lajme shumë pozitive nga të dyja palët. Por jam dyshues derisa suksesi të ndodhë dhe shampanja të ngrihen lartë. Ju e dini që presidentin e keni nga vendi i rakisë kështu që s’ka sesi t’i trembet gotës së shampanjës. Duhet të presim deri në 18 tetor, se për t’u gëzuar është kollaj. Shqiptarët e Maqedonisë kanë një shprehje të veçantë: “Mos bëni Bajram me mend”. Shpresoj që të kem qenë i gabuar, por askush nuk mund të më akuzojë që nuk kam dhënë kontribut.


    Gazetarja A2CNN: A i druhet Ilir Meta shkarkimit?

    Është një pyetje që i shkon atyre që kanë frikë nga votimet e lira demokratike, nga dorëheqjet dhe situata të tilla. Meta i ka thënë disa gjëra shumë qartë. Gjithë ky kuadrati i Presidencës është vetëm Shqipëri dhe kuqezi deri nga momenti që të largohem nga kjo detyrë. S’ka asnjë shans që Meta të dalë para 24 korrikut 2022 nga kjo zyrë, se Meta është betuar për demokracinë dhe interesin e mbarë popullit shqiptar. Meta është këtu për një mision historik, që ka të bëjë dhe me mbrojtjen që Shqipëria duhet t’i bëjë disa interesave më të mëdha në rajon./ Tiranapost.al

    Meta komenton komisionerët e Venecias

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690