• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Media italiane/ Panik mbrëmë në Tiranë pas lajmit për tërmetin: Ishte Fake, por njerëzit dolën në sheshe


    Media italiane Ticino News ka publikuar artikullin ku shkruan se si disa lajme në disa media online shqiptare  përhapën panik tek qytetarët me lajmin Fake:

    Flitej për rrezikun e një tërmeti të fuqishëm që sipas tyre do godiste vendin në orën 23:30. Kjo gjë shkaktoi panik tek qytetarët. Ata u larguan nga shtëpitë duke dalë nëpër rrugë dhe sheshe të kryeqytetit. Gjithashtu disa rrugë u bllokuan nga makinat.  Qeveria tha se është lajm i rremë duke u bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e njoftimeve që synojnë të përhapin panik tek njerëzit, dhe u quajt një veprim kriminal.  “Të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm do të marrin përgjegjësi para ligjit”.

    Por u deshën disa orë që qytetarët të ktheheshin në shtëpitë e tyre. / Tiranapost.al. E.B

    Lajmi i rremë për tërmet/ Panikohen banorët në Tiranë, dalin në rrugë. Ja fotot e Tiranapost

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]