Politikë Te gjitha

Media greke si ajo shqiptare. Ankohen se informohen nga Shqipëria për negociatat


Portali grek VORIA.GR, jo i ndonjë rëndësie të madhe, shkruan sot se negociatat Greqi-Shqipëri po mbahet larg opinionit grek me pretendimin se gjithçka dinë e dinë nga Shqipëria dhe ministrin Jashtëm Bushati që përshkruhet si një ministër me goje të madhe, duke nënkuptuar që ka qenë më i hapur se Kotzias.

Ja çfarë shkruan konkretisht portali:

Nga ana tjetër në Shqipëri ka pretendime për të kundërtën. Media të ndryshme dhe gazetarë kanë ngritur shqetësimin se informohen nga Kotzias dhe akuzojnë qeverinë shqiptare, Ramën dhe Bushatin se po mbajnë sekret negociatat. Se kush e ka gojën e madhe s’po merret vesh ende por mesa duket qenka njëjtë për të gjithë. Marrëdhëniet diplomatike mbahen ne sekret te plote dhe media greke detyrohet të ndjekë deklaratat e politikaneve shqiptare për t’u informuara në lidhje me negociatat që po zhvillohen me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm Bushati e ka gojën e madhe dhe prej tij marrim shumë informacione. Pikë së pari shteti shqiptar kërkon anulimin e Marrëveshjes se Korfuzit qe njeh mundësinë e autonomisë së Vorio e Epirit dhe përforcimit të Traktatit të Firences. Çështja e marrëveshjes së detit dhe kufirit detar është më delikatja por ende nuk është përcaktuar qartë si di të veprohet. /Artikullin origjinal e gjeni KETU/ Përshtatur në shqip nga K.H