SPORT

Media franceze zbulon arsyen pse u ngatërrua Himni ynë me të Andorrës dhe emaili nga UEFA që duhej parë mirë

Media franceze zbulon arsyen pse u ngatërrua Himni ynë me të

Në Stade de France dje u luajt himni i Andorrës në vend të Himnit Kombëtar Shqiptar. Kjo situatë shkaktoi reagime të shumta dhe zemërim në mediat sociale, por edhe një ndjesë të sinqertë nga presidenti Macron për kryeministrin Rama. 

Media franceze BFM ka zbuluar arsyen e incidentit. Në artikullin e publikuar së fundmi, BFM Sport shkruan se ditën e martë Franca ndeshet me ekipin e Kombëtares së Andorrës po në të njëjtin stadium dhe dy himnet kishin mbërritur në emailin e FFF ( Federatës Franceze të Futbollit). Por dikush nga FFF ka dërguar gabimisht himin e Andorrës që të plejohej.

Sigurisht gabimi është i papranueshëm siç u shpreh presidenti Macron, por ja që situata të tilla ndodhin. Vetë trajneri i Kombëtares franceze ka kërkuar ndjesë për situatën e krijuar, madje edhe ai bashkë me ekipin e kombëtares tonë nuk pranuan të lëviznin e të fillonin ndeshjen pa u vendosur himni.

Por si për ta përkeqësuar situatën, spikeri nga Stad de France, u kërkoi ndjesë armenëve dhe jo tifozëve e lojtarëve shqiptar, një tjetër gafë që doli në faqet e para të shtypit francez.

Por sidoqoftë, më në fund himni Kombëtar u vendos. Ndeshja filloi 7 minuta me vonesë dhe përfundoi 4 me 1 për ekipin francez./ Tiranapost.al. E.B