SPORT

Medalje pa fund për Dani Alvesh

Juventus e mori nga Barcelona me parametra zero dhe ai ëdhtë një ndër lojtarët që po shkëlqen më shumë në këtë sezon.

Me triumfin në Kupën e Italisë, Dani Alvesh regjistroi trofeun e 32-të në karrierën e tij duke u renditur në vendin e 3-të në listën e lojtarëve me më shumë medalje. Po aq sa ka Dani Alvesh ka edhe Zlatan Ibrahimovic.

Të dy pritet ti shtojnë medaljet këtë javë, Alvesh me Serinë A, Ibrahimovic me Europa League, por braziliani ka shans të mbetet i vetëm në vendin e 3-të të kësaj renditje nëse fiton Champions League ndaj Real Madrid.

Në vendin e dytë të kësaj renditje qëndron Gigs me 35 medalje ndërsa vendi i parë nga Maxwell me 36, por që pritet të thellohet nga mbrojtësi i PSG javën tjetër kur do të luajnë finalen e Kupës së Francës ndaj Angers.