• Shqip
  • English
  • E martë, 17 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Shëndet Të gjitha

    Më trego pak: Çfarë po ndodhte në jetën tënde kur filluan problemet e para të lëkurës?


    Gruaja që shihni me uniformë mjekeje në foto është një psiko-dermatologe. Alia Ahmed është bërë e famshme në Angli, të gjithë klientët e saj thonë se u ka gjetur problemin me lëkurën me vetëm një pyetje.

    Psychodermatologist Dr Alia Ahmed, pictured, asks people about what was happening in their lives when they developed their skin complaints

    Çfarë po ndodhte me jetën tënde kur problemet u shfaqën? Kjo është pyetja e parë që psiko-dermatologia u bën klientëve të saj. Alia beson se trauma personale është indikatori i parë për problemet me lëkurën. Ajo ka mbaruar për psikologji para se ti futej studimeve edhe për mjekësi. Alia trajton pacientët me probleme lëkure si Aknet kronike, ekzemat dhe pezmatimi i lëkurës. Siç thotë ajo, tek shumë pacientë problemi apo rrënja e problemit në lëkurë gjendet brenda mendjes së tyre, për shkak të një eksperience të hidhur, traumë psikologjike apo ndonjë situate ankthioze.

    Ajo ka vendosur të rrëfejë historinë e një klientes së saj, që mund ta lexoni si më poshtë:

    Një grua e moshës së mesme, e veshur mirë dhe e mbajtur u ul përballë meje në zyrën time. Më tregoi me hollësi për problemet e saj. Lëkura tek krahët dhe këmbët e saj ishte mbushur me pulla të kuqe, simptomat klasike të psoriasis. Mjekimet dhe trajtimet që kishte bërë, ndër më të shtrenjtat nuk i zgjidhën dot problemin. Teksa e dëgjoja e ndërpreva dhe e pyeta: Më trego pak se çfarë po ndodhte në jetën tënde kur filluan problemet e para të lëkurës? Ajo u befasua, por i kërkova që të më tregonte dhe ajo filloi të fliste. Problemet i fillonin që në vogëli.

    Vinte nga një familje e mirë, babanë e kishte bankier dhe nënën shtëpiake. Megjithatë brenda familjes së saj kishte pasur gjithmonë sherre dhe dhunë, edhe pse jo të shpeshta. Argumentet mes tyre gjithmonë i bënin me zë të lartë e me të bërtitura.

    Babai i saj donte që ajo të mësonte violinën dhe i bleu një të shtrenjtë. Por kur e mori në dorë për ta mësuar e kuptoi se ishte diçka që nuk do e mësonte dot. I ati i kishte marrë violinën dhe i kishte thënë se po bënte një zhurmë të tmerrshme.

    Një ditë e kishte qortuar se pse nuk ishte futur në orkestrën e shkollës. Por si mund të regjistrohej atje nëse as në shtëpi nuk mundej të bënte një melodi? Këtë gjë e kishte përjetuar shumë keq.

    Vitet kaluan dhe ajo u bë adoleshente. Prindërit e saj u ndanë dhe nëna e saj filloi të konsumonte alkool. Teksa shkonte në shkollë i kishte vënë qëllim vetes të mësonte shumë, të merrte nota të mira, por njëkohësisht shenjat e kuqe në trup kishin filluar ti shfaqeshin, sigurisht gjithë këto probleme që mbante në shpatulla, por më shumë mendimet, ato që rëndojnë më shumë…

    Many patients find huge relief when we identify ways to help them worry less – even if their skin doesn’t dramatically improve

    Në moshën 20 vjeç shkoi të bënte një vizitë dhe i thanë se kishte psoriasis. I kishin dhënë një krem por asnjë ndryshim. Madje i kishin premtuar se shenjat do të zhdukeshin.

    The majority of patients we see have higher rates of anxiety, depression and low mood

    Kaluan vitet dhe problemi ende ndodhej aty, në lëkurë që rolin kryesor e kishte luajtur trauma dhe sistemi imunitar. Në rastet e pacientëve me psoriasis, qelizat e lëkurës shumohen dhjetë herë më shpejt se normalja. Prandaj këto qeliza të tepërta grumbullohen në sipërfaqe e lekurë dhe formojnë ato shtresa të kuqe në formë luspash që shpesh herë janë edhe të dhimbshme. Pacientët vuajnë simptomat për javë apo muaj të tërë dhe në shumë raste nuk zhduket kurrë. Psoriasis prek pothuajse çdo zonë të trupit duke përfshirë edhe fytyrën. Dhe kjo padyshim që është tronditëse, sidomos për një grua.

    Pa u zgjatur shumë, vendosa ta merrja përsipër. Filloja ti bëja trajtime lëkure për në të njëjtën kohë i kërkova të meditonte çdo ditë me të paktën 15 minuta si dhe të fliste për shumë gjëra në jetën e saj. Sigurisht nuk mund të them që kremrat duhen hedhur në kosh sepse kanë ndikimin e tyre që nëse kombinohet me këto që po them përfundimi do jetë i mirë.

    Teksa kaluan javët një ditë vjen dhe unë e nxjerr para pasqyrës. Shumë e lumtur për shenjat që po i zhdukeshin më tha: Thellë brenda meje, e kam ndjerë se problemet e lëkurës më ishin shfaqur sepse kisha dënuar veten. I thosha vetes se jam njeri i keq, prandaj meritoj të jem e shëmtuar.

    Jo Bentley, 59, woke up and immediately noticed blood-red, flaky blotches that travelled the length of her forearm

    Këto mendime sipas psiko-dermatologes çojnë në një shpërthim që njihet ndryshe si psoriasis.

    Erdhi tek unë përsëri disa muaj më vonë, dhe ajo u transformua. Dua të theksoj se psoriasis është diçka që pacientët e kanë për gjithë jetën, por shenjat më problematike mund të zhduken dhe ne duhet të bëjmë më të mirën për ta mbajtur nën kontroll. Duke mos u stresuar dhe shqetësuar aq shumë, parandalojmë edhe acarimin e lëkurës. Po ti çfarë problemi kishte kur të  filluan problemet e para të lëkurës?/ Ky artikull është marrë nga Daily Mail/ Për Tiranapost.al. E.B

    Long-term stress has been associated with a higher incidence of illnesses such as arthritis, cardiovascular disease and lung disease. Very often there are psychological drivers to skin conditions that develop at times of stress

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690