Aktualitet

Me telefon në qeli, Martin Shkreli vazhdon të drejtojë kompaninë e të pushojë njerëz nga puna

Me telefon në qeli, Martin Shkreli vazhdon të drejtojë

Themeluesi i ‘Pharma Bro’ me orgjinë shqiptare, Martin Shkreli është transferuar nga burgu federal i New Jersey pas akuzave se 36 vjeçari ka vazhduar të drejtojë biznesin nga qelia përmes telefonit dhe se gjatë gjithë kohës ka qenë aktiv nëpër rrjetet sociale.

CNBC publion lajmin ku sqaron se Shkreli po mbahej në qelin e Fort Dix në Burlington County, por tashmë u transferua në qendrën e paraburgimit në Brooklyn që të mos ketë asnjë shans të përdorë më telefon apo të drejtojë kompaninë e tij. 36 vjeçari do të qëndrojë aty deri sa të transferohet sërish në një burg federal në Allenwood të Pensilvanisë.

'Pharma Bro' Martin Shkreli has been moved from a New Jersey prison to a facility in New York amid claims he was using a contraband smartphone to run his drug company from behind bars

Muajin e kaluar Shkreli u vendos në izolim pasi autoritetet amerikane thanë se ai shkarkoi drejtorin e kompanisë përmes një telefonate nga qelia. Shqiptari po vuan një dënim shtatëvjeçari pasi u dënua në muajin gusht të vitit 2017, për shkak të mashtrimeve ndaj investitorëve dhe rritjes së çmimit të ilaçeve të prodhuara nga kompania e tij Phoenixus AG.

Shkreli will remain at the Brooklyn facility (pictured) until he is transferred to a federal prison in Allenwood, Pennsylvania

Emri i tij u përmend thuajse në gjitha mediat ndërkombëtare në vitin 2015, pasi u zbulua se ai rriti çmimin e një ilaçi që përdorej për të trajtuar sëmundje dhe infeksione tek disa pacientë të prekur nga Sida, malaria dhe kanceri.  Përgjatë viteve ai u konsiderua si shqiptari më i urryer në botë. Për më shumë mbi Martin SHkrelin, klikoni linqet si më poshtë./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/qau-ne-gjyq-por-mos-te-guxoje-ta-beje-kete-ne-qeli-te-burgosurit-amerikane-tregojne-si-do-trajtohet-martin-shkreli/

http://www.tiranapost.al/martin-shkreli-qan-ne-gjyq-pasi-denohet-burg-avokati-vinte-ta-rrihja-por-edhe-ta-perqafoja/

http://www.tiranapost.al/e-mbani-mend-shqiptarin-te-urryer-ne-bote-ja-cfare-po-ben-martin-shkreli-nga-qelia/

http://www.tiranapost.al/gjykata-amerikane-denon-7-vite-burg-martin-shkrelin-shqiptarin-te-urryer-ne-bote/

http://www.tiranapost.al/nis-gjyqi-ndaj-martin-shkrelit-shqiptari-urryer-ne-bote-rrezikon-deri-ne-15-vite-burg/