• Shqip
  • English
  • E hënë, 22 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kronikë e zezë Të gjitha

    Më të fortët e Niklës lirohen: Ja kush mbetet në qeli pas rrethimit të fshatit famëkeq


    Esencë editori/Pak orë pas aksionit blic në Nikël të Krujës dalin zyrtarisht emrat e personave të arrestuar. Ajo që bie në sy është fakti se për Flamur Haken i njohur si Tuku dhe Durim Bamin nuk është firmosur urdhër arrest, ndonëse u shoqëruan në polici nën masa të rrepta sigurie pas kontrolleve në banesat e tyre. Vëllai i Durim Bamit, Valteri, ndërkohë do të mbahet në qeli për akuzën e armëmbajtjes.

    Më poshtë lista me emrat e të arrestuarve:

    Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” , forcat e Drejtorisë së Përgjithshme te Policisë se Shtetit ne bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore te Policisë Durrës, nen drejtimin e hetimeve te Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Kruje , lidhur me gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve te kundraligjshme, bene ekzekutimin e vendimeve per kontrollin e banesave te shtetasve : Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami, ku ne perfundim te kontrolleve u be arrestimi ne flagrance :

    1. Lutfi Haka, I biri I Beqir dhe Fajdie, dtl 16.05.1951, lindur dhe banues ne fshatin Zeze te Rrethit Kruje, gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 4 klase, I denuar me pare.

    2. Marklen Haka, I biri I Lutfi dhe Lutfie, I dtl 04.04.1991, lindur dhe banues ne Zeze te rrethit Kruje , gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 8 klase, I denuar me pare.

    3. Ylli Çangu , I biri I Hamidit dhe I Tijes, I dtl 22.07.1976, lindur dhe banues ne fshatin Nikel te rrethit Kruje, arsimi 12 klase, I padenuar me pare.

    4. Skender Leza, I biri I Hasanit dhe Zyrase, I dtl 15.08.1984, lindur dhe banues ne fshatin larushk te rrethit Kruje, me arsim 4 klase, I denuar me pare.

    5. Valter Bami , I biri I Dilaverit dhe Meremes, I dtl 17.08.1986, lindur dhe banues ne fshatin Larushk te Rrethit Kruje, me arsim 4-vjecar , I pa denuar me pare.

    Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e provave material :

    1. Nje arme zjarri Pistolete e martkes Bareta , me Nr L95899Z.
    2. Nje arme zjarri Revolver “Trident” , me nr 10883.
    3. 28 njezet e tete cope Fisheke luftarake me caliber 9mm.
    4. Tre arme gjahu.
    5. Nje pushke sportive pleumatike.