Aktualitet

Më shumë vëmendje për personat me aftësi ndryshe, Manastirliu konsultim me grupet e interesit

Më shumë vëmendje për personat me aftësi ndryshe,

“Çdo vendim për konsolidimin e reformës për personat me aftësi të kufizuar do të ndërmerret në bashkëpunim me grupet e interesit dhe duke dëgjuar zërin e tyre”. Kështu ka deklaruar sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë konsultimit me grupet e interesit dhe përfaqësues të shoqatave.

Në këtë takim me përfaqësues të shoqatave që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, u diskutua edhe mbi sistemin e vlerësimit bio-psiko-social dhe rehabilitimin e tyre social dhe shëndetësor.

“Më shumë përfshirje në jetën aktive, nëpërmjet politikave të reja të asistencës sociale, për shërbime rehabilituese për personat me aftësi ndryshe, për formim e arsim profesional si dhe për punësim të qëndrueshëm”, tha ministrja Manastirliu. /Tiranapost.al/